MENU
klinika

Zgjedhjet e 14 majit

Alibeaj përfundon mbledhjen: Më datë 20 mbyllet procesi i përzgjedhjes së kandidatëve

10.03.2023 - 20:48

Enkelejd Alibeaj ka dhënë sot një deklaratë për media pas përfundimit të mbledhjes me deputetët.

Ai ka deklaruar se mbledhjet e tilla do jenë më të shpeshta tashmë që PD ka hyrë në fushatë për zgjedhjet e 14 majit.

Alibeaj ka sqaruar se në mbledhje janë vendosur detyrat e grupeve të punës të ngritura në lidhje me fushatën.

” Kjo ishte  një mbledhje e radhës dhe do të jenë më të shpeshta, tashmë që jemi futur në fushatë. Diskutimet janë të fokusuara në aspektin organizativ, deri në datën 20 kemi vendosur të përmbyllet procesi i miratimit të kandidaturave për Këshilla bashkiakë, Janë vendosur detyra përkatëse të grupit të punës.”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rama s’ka shans të provokojë më opozitën dhe drejtësinë"

Meta thirrje Celibashit: Regjistro PD-në e Berishës!