MENU
klinika

Fjala e ministres në Kuvend

Arrestimi i nënës lehonë në Shkodër, Spiropali thirrje: Gruaja të lirohet menjëherë!

16.03.2023 - 12:47

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka kërkuar sot nga foltorja e Kuvendit, lirimin e nënës lehonë që u arrestua dy ditë më parë në Shkodër.

Në fjalën e saj Spiropali  iu bëri thirrje institucioneve që të përshpejtojnë procedurat në mënyrë që Diana Baçja të lirohet menjëherë dhe të shkojë pranë foshnjës së saj.

“Së pari dhe mbi të gjitha dua të them që Djana Baçja duhet liruar menjëherë. Gjykatësi që ka marrë kërkesën duhet ta lirojë sot, jo nesër. Unë s’kuptoj se cili prokuror, Gjykatës etj arreston, kërkon ndërrimin e gjobës me burgim për një nënë lehonë.

Duhet që institucionet të përshpejtojë procedurat që ajo grua të dalë nga burgu dhe të shkojë te fëmija e saj. S’kemi lënë seancën për të bërë politikë. Unë kam folur me avokatin dhe jam në kontakt të vazhduar. Gratë mbahen më gjatë në burg sesa burrat.

Kjo padrejtësi sistemike duhet të adresohet dhe kjo s’bëhet me propagandë bëhet me ligj dhe me ndërgjegjen e atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve.”- u shpreh Spiropali.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rasti i mësuesit në Kosovë/ Merr një muaj pa pagesë

Edhe burrat duan pushim prindëror!