MENU
klinika

Nxjerr audion tronditëse të masakrës së “21 janarit”

Artan Hoxha i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Sali Berishës

02.03.2023 - 13:22

Gazetari i njohur, Artan Hoxha ka bërë publike ditën e djeshme për herë të parë audion e radiove të gardistëve që kryen vrasjet gjatë protestës së 21 janarit 2011, ndërsa theksoi se vrasjet nuk janë bërë nga pakujdesia, por me dashje. Zoti Hoxha ishte dje i ftuar në emisionin “Top Story” në “Top Channel”, teksa hodhi poshtë akuzat për audiopërgjimet e 21 janarit duke thënë se i zotëron dhe se ka fakte për një gjë të tillë, por ato audio i ka dorëzuar tek shtëpia e familjarëve të Aleks Nikës, pasi sipas tij i takon atyre të vendosin nëse do ti bëjnë publike apo jo. Një pjesë të audiopërgjimeve Hoxha i ka treguar mbrëmjen vetëm për të treguar ekzistencën e tyre dhe tha se pavarësisht se pamjet e kamerave të sigurisë janë fshirë dhe audiot në sistemin e radios nuk janë ruajtur, fatmirësisht ka pasur një mënyrë tjetër ku janë gjetur përgjimet. Pra, në bazë të këtyre përgjimeve Hoxha ka treguar se vrasjet kanë qenë të paramenduara mirë dhe se asnjë lëvizje nuk ka qenë e rastësishme. Sipas bisedave “top sekrete”, duket qartë se ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndre Prendi asokohe u jepte urdhër vartësve të tij (gardistëve) që të vrisnin protestuesit. “Nga momenti kur e publikuam për herë të parë në Top Neës, një ditë para 21 janarit, se ishte një burim që të çonte tek prova. Nxorëm transkriptet dhe si gjithmonë u tha se nuk ka audio për këtë. U regjistrua kanali i radios së komandantit të gardës me një mjet të tillë (tregon diktofonin). Këtë provë vendosa ta çoj te familja e Aleks Nikës, se me ata njerëz kam krijuar një lidhje më tepër se personale dhe e kam ndjekur si histori. Një vrasje që ka ndodhur para gjithë kamerave, dhe nuk gjej arsye se si mund të fshihet si vrasje, sot është pa autor. Në rastin konkret u supozua a ekziston si provë kjo apo jo. Çështja duhet të shkojë në SPAK, se Gjykata e Tiranës nuk e ka zgjidhur dot për 12 vjet. Më pas familjet e 4 të vrarëve shkuan në SPAK, e kryetari i SPAK u tha se me këtë duhet të merret prokuroria e Tiranës. Më pas hyri loja politike a ekziston audiopërgjimi apo jo”, deklaroi ai.

Përgjimet e plota të ditës së 21 janarit 2011:

KOMUNIKIMI I PARË:

Ndrea Prendi: Alfred dëgjon?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj

Ndrea Prendi: Po afrohen shumë, duhet të jeni gati për zjarr

Alfred Ahmetcenaj: Po të kuptova drejt.

KOMUNIKIMI I DYTË:

Komandanti i Gardës Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër. Pastaj kur të them unë në trup.

Ndrea Prendi: Artan (Artan Hoxha, zv komandanti i Gardës). Dëgjon? Artan dëgjon?

Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.

KOMUNIKIMI I TRETË:

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak

Artan Hoxha: Kuptova, kuptova

Ndrea Prendi: Ky është urdhëri, Dashamir dëgjuat

Dy efektiva të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj): ta-ta-ta gjakos (urdhëri për të vrarë)

Komunikimet (urdhërat) janë dhënë vetëm me radio nga komandanti i Gardës për vartësit e tij. Pasi u dha urdhëri për të qëlluar, u zbatua duke realizuar të shtënat një nga një dhe me breshëri, nuk është dhënë me asnjë urdhër tjetër për të qëlluar. Nga komunikimi në radio, menjëherë pas vrasjeve të protestuesëve, ka janë qetësi absolute tek komandanti i Gardës dhe oficerët drejtues me të cilët ai komunikon. Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrasë apo të plagosur.

I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?

260 i Luanit: Ju dëgjoj!

I panjohur: Të kërkon ministri, këtu në radio!

KOMUNIKIMI I KATËRT:

Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një nga një.

Ndrea Prendi: Alfred?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)

Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!

KOMUNIKIMI I PESTË:

Ndrea Prendi: Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?

202 i Tufanit: Këtu jam. Ngjitur, ngjitur.

Ndrea Prendi: Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 2.

Alfred Ahmetcenaj: Të kuptova

Ndrea Prendi: Artan më dëgjon?!

Artan Hoxha: Dëgjoj!

Ndrea Prendi: Le ta djegin pemën nuk ka problem

I panjohur: 260 e Luanit?

I panjohur: Luani 3

Hoxha i përgjigjet Berishës

Ndërkohë duke i përgjigjur “dhëmbë për dhëmbë” ish-kryeministrit Sali Berisha, gazetari i njohur Artan Hoxha e nxori blof kryefoltoristin sa i takon vrasjeve në bulevard. “Ne e nxorëm me datë 20 jo se e kishim llogaritur 21 janarin, nga ai moment ne nxorëm transkriptet dhe i vumë në dyshim nëse ekziston apo jo, është regjistruar nga radio kanali I komunikimit me një mjet Të tillë, dikush ka pasur akses te një nga audiot dhe e ka regjistruar të gjithë bisedën. Nuk është gjetur server I komunikimeve me radio ndërsa filmimet janë fshirë, regjistri i komunikimeve nuk ka komunikime, u vu në dyshim kjo gjë dhe u detyrova të publikoj disa pamje ku ishte babai i Aleks Nikës. Këtë provë vendosa ta çoja te shtëpia e Aleks Nikës në formë detyrimi dhe kam ndjekur këtë histori dhe ata kanë të gjithë të drejtën e Zotit sepse nuk kanë autorësi dhe nuk gjendet justifikim si është kryer vrasja. Ne erdhëm te pika ku u vu në dyshim a ekziston kjo apo jo dhe u bënë dy kallëzime në SPAK. Çështja duhet ët shkoje nga prokuroria në SPAK meqë nuk është zgjidhur për 13 vite, të dyja kallëzimet u çuan në prokurori dhe mua më thirrën, vura në dispozicion provat, shkuam te shtëpia e Aleks Nikës ku kërkuan gjithashtu audion, familjarët e katër të vrarëve bënë kallëzim në SPAK dhe Dumani I tha këtë çështje duhet ta hetojë prokuroria. Pak para emisionit te kolegia milori Berisha më sulmoi mua dhe e vuri në dyshim ekzistencën e kësaj prove, nuk merrem me politikë se s’më intereson fare mua më intereson vërtetësia, vetëm familja e Aleks Nikës do e marrë vendimin nëse do e çojë apo jo audion, për të treguar se është e vërtetë solla një pjesë e do ta shfaqim tani. Vrasjet nuk janë bërë nga pakujdesia por me dashje”, nënvizoi gazetari i njohur, Artan Hoxha.