MENU
klinika

Ambasadori amerikan në Beograd

“Asociacioni duhet të zgjidhet në mënyrë urgjente”

03.03.2023 - 12:21

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill deklaroi se Kosova dhe Serbia treguan në takimin në Bruksel më 27 shkurt, se janë shumë seriozë për të ecur përpara.

Për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, Hill u shpreh se tanimë është urgjente që të zgjidhet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Mendoj se është më urgjente të zgjidhet çështja e Asociacionit dhe ka disa arsye për këtë. Njëra prej tyre është se çështja ekziston për 10 vjet dhe së dyti, mendoj se nëse fillojmë me të, serbët në Kosovë do të kthehen në institucione. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të qetësojmë të gjithë situatën, sepse është e nevojshme”, theksoi ai.

Hill shtoi se duhet ende shumë punë për të bërë, por pjesa më e rëndësishme e punës është zbatimi i marrëveshjes.

Sipas tij, Bashkimi Evropian ka investuar shumë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje që ka “rëndësi historike”.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!