MENU
klinika

Mocion me debat për raportin e DASH

Balla: Përshëndes faktin që s’ka firmosur Berisha, të diskutojmë dhe për “non grata-n”

23.03.2023 - 12:29

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka thënë se mazhoranca mezi pret të diskutojë për raportin e DASH, por kërkesa për mocion me debat duhet bërë sipas procedurës.

Në fjalën e tij në seancën e sotme, deputeti socialist tha se Kuvendi duhet të diskutojë edhe për vendimin e SHBA për ta shpallur  ‘non grata’ Sali Berishën.

“Në kërkesë kanë përjashtuar nga firma krye ‘non grata-n’ tregon një reflektim në raportin me DASH. Kuvendi duhet ta vlerësojë dhe ta shqyrtojë në procedurë. Nuk kemi përpara një kërkesë për mocion me debat. Nuk ka ardhur një e tillë.

Neni 98 përcakton qartë se si vjen kërkesë dhe cilat janë hapat e procedurës. Këtu ka një kërkesë për ndryshim në rendin e ditës për diçka që nuk ekziston. Nëse ju ka ‘çuar nëna për me la gojën’ hajde bëjeni.

Por në rast se doni vërtet bëjeni kërkesën sipas procedurës. Edhe ne duam të flasim për shumë gjetje të DASH. Ky Kuvendi duhet të ishte mbledhur për të diskutuar për vendimin e SHBA-ve për të shpallur ‘non grata’ një anëtar Kuvendi. Pra, për mocionin me debat nuk ka pasur një kërkesë dhe s’kemi çfarë votojmë”, u shpreh Balla.