MENU
klinika

“Menaxhuam me sukses krizën”

Balluku: Sektori i energjisë, prioritet i qeverisë Rama që ka pësuar ndryshime rrënjësore

23.03.2023 - 15:16

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka deklaruar se sektori i energjsië është një sektorët që ka pësuar ndryshime rrënjësore në këtë dhjetëvjeçar.

Në seancën e sotme plenare ministrja iu bëri deputetëve që të miratojnë projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime për sektorin e energjisë elektrike.

Balluku: Sektori i Energjisë është një nga sektorët që ka pësuar ndryshimin rrënjësor më të madh gjatë këtyre 10 viteve. Një nga sektorët me të cilin ne krenohemi sot. Furnizimi me energji është një kërkesë bazike për çdo qytetar, biznes dhe për zhvillimin e një vendi. Kështu që për qeverinë Rama ky sektor, ka qenë prioritar dhe vazhdojmë ta kemi në fokus.

Energjia ka qenë një ndër prioritetet tona kryesore. Ne do të vazhdojmë të rritim këtë. Situata na ka treguar se siguria energjitike është prioritare. Qeveria përmes një mirëmenaxhimi të kaskadës së Drinit, pavarësisht thatësirës, përmes një mirëmenaxhimi edhe të importeve, ia dolëm që të ofronim shërbim të pandërprerë për qytetarët, ofruam një shërbim që nuk njohu asnjë qindarkë rritjeje, pavarësisht se u tha se do të rritej çmimi gjatë 2022, por asgjë nga këto nuk ndodhi.

Ne treguam se jemi një qeveri që dimë të menaxhojmë kriza.  Për t’u kthyer te pr/ligji. Ne me anë të një strategjie të mirëstudiuar synojmë që në 2029 të krijojmë kapacitete të reja shtesë, të prodhimit me 4 terravat nga prodhimi i sotëm. Duke e bërë Shqipërnë një vend eksportues neto dhe jo një vend importues. Pavarësia energjitike e Shqipërisë është një prioritet i qeverisë Rama, dhe mbi të gjitha pavarësia energjitike e Shqipërisë  do të jetë edhe një pavarësi energjitike për rajonin.