Ish-presidenti Bamir Topi thotë se situata në PD është një histori turpi dhe pa shpresë. Sipas tij, shpresë nuk ka as te lidershipi i ri dhe as te i vjetri, pra as te Alibeaj dhe as te Berisha.
“I ngjan një anekdote. Një histori e turpshme që vjen në pikën fundore. Të them që kanë shpresë, nuk kanë asnjë shpresë. Nuk ka shpresë as i vjetri, as i riu. Mos mendoni se kam ambicie për tu kthyer në atë ambient.
Kur flasim për opozitë nuk kam parasysh ata batakçinjtë por njerëzit që kanë nevojë për një opozitë por nuk e kanë. Kur ndërtohet një opozitë në këto kushte e kam vështirë ta them. Nëse kjo do arshivohet do të lindte vetë nevoja nga poshtë”, ka thënë ai në emisionin “Ora e Betit”.
Bamir Topi thotë se nëse opozita humbet qendrat e mëdha urbane, ka humbur zgjedhjet në kuptimin politik të fjalës.
“Është jashtë çdo lloj imagjinate ku Shqipëria funksionon në monizëm. Nëse fiton një bashki këtu, një atje, çfarë vlen? Nëse një parti politike humbet qendrat e mëdha urbane ka humbur në kuptimin politik të fjalës. Zgjedhjet lokale janë tregues por ajo që e përcakton janë zgjedhjet politike dhe nuk janë larg. Dy vjet janë shumë pak për këtë gjendje që është opozita”, vijoi ish-presidenti.