MENU
klinika

Modelja që donte dhe Butrint Imerin si konkurent

Banorja e re e BBVIP “fiksimi” i Berlusconit? Kush është Jori Delli

06.03.2023 - 13:08

Modelja Jori Delli u bë banorja më e re e Bog Brother Albania VIP. 28-vjeçarja është e mirënjohur në Itali, veçanërisht në botën e futbollit, por në Shqipëri dinë ende pak për të.

Jori është me origjinë shqiptare, ka lindur më 1995-ën në Venezia dhe vetëm pak vite më vonë, është transferuar bashkë me familjen në qytetin e Torinos, raporton TCH.

Ajo ka studiuar inxhinieri, por u bë e famshme në botën e sportit, pasi mori pjesë si bashkë-prezantuese në një emision merkatoje në SportItalia.

Për një periudhë kohe, modelja ka pasur një romancë edhe me Simone Camolesen, djalin e ish-trajnerit të Torinos, Giancarlo Camolese.

Jori Delli njihet gjithashtu si një tifoze e Milanit dhe në rrjetet sociale ka pozuar shpesh me fanellën e kuqezinjve, teksa për look-un e saj ka marrë komplimente edhe nga ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi.

Ajo tregoi gatishmërinë për të hyrë në Big Brother Albania VIP, gjatë një daljeje në “Top Arena”, duke ftuar edhe këngëtarin Butrint Imeri, por iu plotësua vetëm dëshira e parë, për të qenë banore e shtëpisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga arsyet e ndarjes tek kënga dedikuar asaj

Donaldi rrëfehet për lidhjen me Bora Zemanin

“Të gjithë bëni gati valixhet”

Banorët e BB penalizohen pas thyerjes së rregullave

'Zhduk’ mesazhin për ndjekësit

Ç’ndodhi? Valbona Mema u largua nga ‘BBV’

“Publiku ka vendosur të ikë nga Shqipëria”

“Big Brother” edhe në protestë! Mbërrin “Zarfi i Zi” për Ramën