MENU
klinika

Albumi i ri 'Alpha'

Bashkëpunimi që po prisnim: Noizy & Elvana

23.03.2023 - 10:56

Elvana Gjata dhe Noizy do të sjellin së shpejti bashkëpunimin e tyre të parë!

Reperi njoftoi se albumi i ri, “Alpha”, do të publikohet më 7 prill dhe gjejeni çfarë: mes shumë artistësh të njohur (me të cilët Noizy ka bashkëpunuar edhe më parë), ra në sy emri i Elvanës. Kënga e tyre titullohet “My all”.

Në gusht 2022, Noizy u shpreh se nuk dëshiron ta mbyllë karrierën pa pasur këngë me Elvana Gjatën. Në një intervistë për “Pushime on top”, reperi tha se ka në plan një bashkëpunim.

“Kemi folur me Elvanën. Noizy i mëhershëm, i 2008-ës, ka bërë një këngë, ‘Jena mbretër’, edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë,” tha ai, duke treguar se mes tyre nuk ka hatërmbetje. “Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike.”

“E kemi diskutuar [bashkëpunimin]. Nuk dua ta mbyll karrierën pa pasur këngë me Elvanën,” përfundoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tha se nuk ka më hatërmbetje mes tyre

Elvana Gjata bën veprimin e papritur ndaj Noizy-t

Emra të njohur dhe shuma të majme!

Noizy, Elvana dhe shumë të tjerë pjesë e BBV Kosova?