MENU
klinika

"Mbështes kërkesën e drejtë për ndërtimin e rrugës"

Benet Beci ndan pamjet nga protesta në Shkodër

12.03.2023 - 14:26

Kandidati i PS per bashkine Shkoder ka mbeshtetur protesten e qytetareve qe zhvillohet per rrugen e Dukagjinit. Ai thekson se “u bëj thirrje autoriteteve vendore të bashkisë Shkodër si insitucioni përgjegjës për rrugën, të mos fshihen pas shkresave të vagullta e të keqadresuara, por të marrin menjëherë masa për mirëmbajtjen e rrugës para sezonit pranveror, në të kundërt t’i kërkojnë qeverisë heqjen e rrugës nga inventari i saj dhe kalimin në inventarin e ARRSH-së si rruga Han i Hotit-Tamarë-Vermosh apo rruga Koplik-Bogë-Theth të cilat janë qartësisht të mirëmbajtura gjatë gjithë vitit.”

Ai shkruan ne Facebook:

Sot në Shkodër po mbahet protesta e dytë për rrugën e Dukagjinit nga komuniteti i zonës.
Siç e kam deklaruar publikisht edhe në protestën e parë, jam plotësisht dakord me protestën dhe e mbështes kërkesën e tyre të drejtë për ndërtimin e rrugës.

Do ta firmos patjetër edhe peticionin drejtuar autoriteve për ndërtimin e rrugës. Angazhohem që projektin e hartuar të rrugës ta bëjmë publik në një takim të hapur me të gjithë të interesuarit në momentin më të parë së bashku me inxhinierët dhe agjensitë qeveritare që kanë përgatitur projektin. Hapi tjetër duhet të jetë akordimi i fondeve për fillimin e këtij investimi madhor.

Njëkohësisht u bëj thirrje autoriteteve vendore të bashkisë Shkodër si insitucioni përgjegjës për rrugën, të mos fshihen pas shkresave të vagullta e të keqadresuara, por të marrin menjëherë masa për mirëmbajtjen e rrugës para sezonit pranveror, në të kundërt t’i kërkojnë qeverisë heqjen e rrugës nga inventari i saj dhe kalimin në inventarin e ARRSH-së si rruga Han i Hotit-Tamarë-Vermosh apo rruga Koplik-Bogë-Theth të cilat janë qartësisht të mirëmbajtura gjatë gjithë vitit.