MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë i bën stresi zemrës?

13.03.2023 - 13:04

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë i bën stresi zemrës?

Mjeku: Stresi, depresioni, ankthi dhe probleme të tjera mendore, mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, thotë një studim i ri.

Studimi 4-vjeçar analizoi intensitetin e shqetësimeve mendore mes 200 mijë individëve të shëndetshëm mbi moshën 45-vjeçare. Historiku familjar i këtyre individëve nuk përfshinte raste të sëmundjeve të zemrës.

Në fund të studimit, rezultoi se rreziku i sëmundjeve të zemrës rritej me 18% për gratë dhe 30% për burrat që vuajnë nga shqetësime mendore.

Në analizën e riskut u përfshinë edhe faktorë të tjerë siç është duhan pirja, pirja e alkolit dhe kequshqyerja. Sipas studiuesve, rreziku i ishemisë ishte më i lartë tek personat e stresuar.

Sipas studimit, meshkujt janë më të rrezikuar nga ataku në zemër.

Kjo ndodh sepse ata janë më pak të prirur të kërkojnë kujdes mjekësor ndaj sëmundjeve fizike dhe mendore. Nga ana tjetër, mjekët nuk përjashtojnë edhe idenë që femrat mund të kenë edhe ndonjë mbrojtje hormonale të panjohur sa i përket sëmundjeve të zemrës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN