MENU
klinika

Korrupsion dhe abuzime me tendera

Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë

22.03.2023 - 17:41

Lefter Alla ka qenë nën survejimin e policisë dhe më pas të SPAK sapo është hapur hetimi për shkeljen e barazizë në tenderin me vlerë 3 milionë euro. Kryebashkiaku i Bulqizës së bashku me vartësit e tij kanë përpiluar letrat me qëllim që tenderin ta fitonte bashkimi i kompanive “BOE EGLAND& BE-IS”.

Më pas punimet do t’i kryente kompania”2AF ALBANIA” GROUP e cila do të merrte edhe shumën e përcaktuar nga buxheti i Bashkisë. Kjo e fundit administrohej nga Aqif Konesha, njeri i afërt i Allës.

Gjatë vëzhgimeve në terren dhe përgjimeve, SPAK ka arritur të sigurojë prova për lidhjen mes tyre. Ata janë parë së bashku në disa ambiente, kanë udhëtuar jashtë vendit dhe kanë patur komunikimi mes tyre në rrjetin Whatsapp.

Në vendimin e masave të sigurisë, rezulton se në një moment të hetimit, të akuzuarit kanë rënë në gjurmë të ndjekjes së autoriteteve dhe kanë nxituar të rregullojnë letrat.

Në dosjen thuhet se fitues të tenderit janë kompanitë e Rasim Dacit dhe Dali Gazidedes, por punimet janë kryer nga Aqif Kokonesha. Ky i fundit pretendon se ka pasur marrëveshje nënkontraktore me dy kompanitë fituese, e cila është firmosur më 17 Maj 2021.

Por, deklarimet e dhëna nga Rasim Daci kanë elementë kontradiktorë, pasi nuk saktëson datën kur ka lidhur marrëveshjen nënkontraktore me Aqif Kokoneshën, kompania e mikut të Lefter Allës që ka kryer punimet.

Daci ka deklaruar se marrëveshja është lidhur për shumën e 4 milion lekëve të reja, por më pas në dokumenta është shkruar shuma 36 milion lekë. Në përgjime rezulton se Rasim Daci ka orjetuar Dali Gazidedën se si të flasë para hetuesve gjatë marrjes në pyetje.

“Shkëputja e punimeve tre muaj ka qe eee…

-Në Shkurt kemi rifillu prap. Në Tetor e kemi mbyllur.

A e kupto atë muhabet?. Edhe për punë tubash jo sa janë vu, ku e mbaj mënd se sa janë vu, e di që ne e kemi përfunduar atë komplet thuaj.

-Se mbaj mend unë se sa janë vu, si janë vu thuaji.

Mos u ngatërro me data, në shifra”.

Pas nisjes së hetimeve nga SPAK për këtë tender administratorët kanë nisur që të printojnë edhe faturat për punimet që po kryenin. Lefer Alla, Rasim Daci dhe supervizorja Ana Nishku kanë firmosur një procesverbal në bashkinë e Bulqizës për rifillim të punimeve me datën 11 Shkurt 2022.

Por në këtë pikë hetuesit kanë kërkuar ndihmën e kompanive celulare. Sipas qelizave të telefonave, ata kanë qenë në vende të ndryshme gjatë asaj dite dhe pavarësisht se mes tyre ka patur komunikimi telefonike, në asnjë moment te ditës të tre telefonat nuk janë ndodhur bashkë ne antenën që mbulonte zonën e Bulqizës.

Kjo është prova e SPAK me te cilën akuzon pronarin e kompanisë dhe supervizoren për falsifikim dokumentesh. Akuzë e cila mungon për kryetarin e bashkisë, Lefter Alla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Praktikisht SPAK 'shkriu' Bashkinë e Bulqizës"

Arrestimi i kryebashkiakut Lefter Alla, reagon Artan Hoxha

"Të kishte ikur që në atë kohë, sot nuk do përfundonte në burg"

Arrestimi i kryebashkiakut socialist, Artan Hoxha: I dola borxhit