MENU
klinika

"Po të isha në shtëpi…"

Dan Hutra i vrau motrën dhe bashkëshorten shtatzënë, rrëfehet vëllai i Elena Hysës

15.03.2023 - 19:46

Erjon Hysa, burri i Hasime Dafkut e cila u vra nga Dan Hutra teksa ishte shtatzënë, ka reaguar në lidhje me masakrën.

Ai thotë se “po të isha unë në shtëpi nuk do të kishte ndodhur kjo masakër”, pasi ndodhej në Gjermani.

Ai ka humbur bashkëshorten dhe motrën, por prpblemet nuk kanë të sosur për të, pasi familja e Hasime Dafkut e ka bërë atë fajtor.

Pjesë nga intervista:

Erjon Hysa: S’ka fjalë… nuk ka fjalë, nuk di si ta përshkruaj

Gazetarja: Erion ju keni qenë në Gjermani në atë kohë ?

Erjon Hysa: Në Gjermani kam qenë se po të isha në Shqipëri…(hesht)

Gazetarja: Ju jeni vëllai që keni humbur dhe bashkëshorten?

Erjon Hysa: Po…

Gazetarja: Po ju e keni ditur që ky ka qenë një person problematik që e ka kërcënuar ?

Erjon Hysa: Po kush e ka ditur çfarë njeriu ka qenë ky, nuk e ka ditur njeri

Gazetarja: Unë dëgjova se ju tashmë keni probleme edhe me njerëzit e ish-gruas, të ndjerës

Erjon Hysa: Po (hesht)

Gazetarja: Po gjëndja e motrës dhe e nënës si janë ?

Erjon Hysa: Pak më mirë, kur të dalin ato do flasin, se ato e dinë më mirë

Gazetarja: Jam me familjen tuaj, jam me dhimbjen tuaj

Erjon Hysa: Faleminderit shumë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prokuroria ngre akuza për 3 vrasje dhe tre plagosje

Dan Hutra del sot në Gjykatë


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore