MENU
klinika

Mistotakis: Ke ardhur si artist, jo si kryeministër

Dendias mban për dore Zahon, i vogli “i vodhi” shfaqjen Ramës

21.03.2023 - 13:04

Kryeministri Edi Rama çeli mbrëmjen e djeshme një ekspozitë në Athinë me punimet e tij në pikturë dhe skulpturë të titulluar “Improvizimet”, por duket se shfaqen e “vodhi” i biri. Në këtë aktivitet të rëndësishëm Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe djali i vogël, Zaho, i cili edhe për shkak të moshës së tij, mori vëmendjen e të gjithëve. Fillimisht përmes fotos dallohen disa momente jo formale teksa ministri grek mban për dore djalin e kryeministrit Rama teksa ngjisin shkallët.

Dendias mban për dore Zahon, i vogli "i vodhi" shfaqjen

E më pas, duket se Dendias kujdeset posaçërisht për Zahon, ndërsa edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis i dedikoi vëmendjen e tij.

Dendias mban për dore Zahon, i vogli "i vodhi" shfaqjen

Pasi e pa në sallë iu afrua dhe i tha: Ti je Zaho? Kam dëgjuar shumë për ty. E më pas, bashkë me të mori një pozë me të para kamerave, ndërsa diskutime pati edhe me kryeministrin Edi Rama, të cilit i tha: Jam i lumtur që je këtu. Je këtu si artist, jo si kryeministër.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë për një vizitë disa ditore. Një ditë më parë, ai çeli ekspozitën e tij të pikturës dhe skulpturës të titulluar “Improvizimet”. Në ceremoni ishin të pranishëm kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias. Rama shoqërohej nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i vogël, Zaho. Ai ekspozoi 33 punime të krijuara vitet e fundit, 15 prej të cilave të vitit 2023 si dhe disa punime porcelani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Jam artisti më i mirë në mesin e kryeministrave”

Rama çel ekspozitën personale në Athinë

Pritet të çelë ekspozitën me pikturat e tij

Rama vizitë në Athinë, takime me Mitsotakis dhe Dendias