MENU
klinika

Vrau bashkëshorten në shtëpinë e prindërve të saj

Dënohet me burg përjetë Elton Metaj

16.03.2023 - 18:08

Gjykata e Fierit dënoi me burgim të përjetshëm shtetasin Elton Metaj, i cili vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij më shumë se një vit më parë.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për dënimin me burg të përjetshëm, teksa Metaj do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shtator të vitit 2020 në Zhupan të Fierit. Elton Metaj shkoi në shtëpinë e prindërve të Sabrinës me kallashnikov.

Metaj e qëlloi me 7 plumba në shpinë bashkëshorten e tij duke i shkaktuar vdekjen.