MENU
klinika

Momenti që u shpëtoi kamerave

Deputetja e PDK-së përqesh Kurtin: Dreqi të hëngërt!

03.03.2023 - 18:23

Seanca e djeshme plenare në Kuvendin e Kosovës u shoqërua me debate mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje. Opozita kërkoi nga kreu i qeverisë, Albin Kurti shpjegim lidhur me dakordësimin e tij në takimin në Bruksel për planin e BE-së. Përpos debateve, një moment që shkaktoi të qeshura në sallën e Kuvendit ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Kurti, ishte ai kur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka ironizuar si dhe ka imituar Kurtin. Reagimi i saj erdhi pasi Kurti i përmendi se në mesin e deputetëve që kanë votuar pro Asociacionit ishte edhe deputetja Musliu. Ndërkaq, Musliu nga foltorja e kuvendit iu drejtua Kurtit duke i thënë se si ai vite më parë ankohej ndaj opozitës në atë kohë për mbajtjen e seancave gjatë natës, ndërsa sipas saj e njejta situatë ka ndodhur edhe gjatë seancës së djeshme.

“A po t’kujtohet Albin kur vishe e i çojshe krahët, kështu si shqiponjë e n’atë kohë thojshe, thojshi ‘po mani seanca natën’, po tutni prej popullit, prej kujna po ikni. Çka u ba sot Albin, dreqi t’hangt nuk e le asnjë qershi pa e hangër. As një qershi s’don me lan. Pse bre Albin? A bre Albin, bre Albin mos qofsha n ‘lëkurën tane!”- u shpreh Musliu.