MENU
klinika

Nuk paraqiten avokatët e të pandehurve

Dështon seanca e parë për inceneratorin e Elbasanit

30.03.2023 - 12:35

Është shtyrë seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për inceneratorin e Elbasanit. Shkak është bërë mungesa e avokatit të njërës prej të pandehurve. Në seancën që pritej të niste në orën 10:00 nuk ka mbërritur avokati i Etleva Kondit.

Prokuroria përfaqësohej nga Klodian Braho dhe ka kërkuar që seanca të nisë jgithsesi, por Kondi kërkoi që duhet të ishte i pranishëm dhe avokati i saj, por që sot ndodhej jashtë Shqipërisë. Edhe avokati i kompanisë “Albtek Energi shpk” nuk u paraqit. Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako dhe ish-ministri Lefter Koka nuk ishin të pranishëm. Seanca e radhës do të mbahet më 7 prill.

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë mbyllur. Të pandehur janë marrë ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo , Bardhyl Çabiri, Serafin Papa. Të arrestuar janë vetëm katër prej tyre, Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi dhe Byrdhyl Çabiri, ndërsa të tjerët janë lënë në arrest shtëpie.