MENU
klinika

Revista franceze për Libohovën

“Destinacion me pasuri të shumta të trashëgimisë kulturore”

27.03.2023 - 12:42

Revista e njohura franceze e turizmit, EnVols, përmend Libohovën si një destinacion turistik, me pasuri të shumta të trashëgimisë kulturore.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro thekson se disa vite më parë ishte e paimagjinueshme të flitej për turizëm në Libohovë.

“Libohova në një nga revistat e njohura franceze të turizmit, EnVols, përmendet si një destinacion turistik, me pasuri të shumta të trashëgimisë kulturore; Teqeja e Melanit, Kisha e Labovës e Kalaja e Shanishasë, asetet tona të çmuara që janë në shërbim të turizmit. E paimagjinueshme disa vite më parë të flitej për turizëm në Libohovë. Sot ka iniciativa private, bujtina e restorante që presin e përcjellin vizitorë çdo vit. Nuk dolën nga hiçi, por u ngritën pas investimeve publike në infrastrukturë dhe krijimit të një perspektive të qartë për zhvillimin e turizmit. Kjo është fakt”, shkruan ajo.

Libohova, qyteti i ndodhur rreth 11 km në juglindje të Gjirokastrës, me një bukuri natyrore magjepsëse dhe monumente me vlera kulturore, falë programit kombëtar të Rilindjes Urbane, është kthyer në një atraksion turistik për qytetarët vendas e të huaj.

Në qendër të Libohovës ndodhet rrapi shumëshekullor mbi 560-vjeçar, një monument i rrallë i natyrës, i cili është i rrethuar nga rrepë të tjerë. Ata i japin qytetit gjelbërimin dhe bukurinë këtij vendi.

Gjithashtu bien në sy, në qendër të qytetit, sarajet e bejlerëve të Libohovës.
Kalaja e Libohovës, me katër kulla shumëkëndëshe nëpër qoshet dhe murin që rrethon një sipërfaqe të gjerë, është një fortesë me përmasa të konsiderueshme.

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!