MENU
klinika

Disa të vdekur

Dy helikopterë të ushtrisë amerikane përplasen gjatë stërvitjeve në Kentucky

30.03.2023 - 10:11

Dy helikopterë të ushtrisë amerikane Black Hawk thuhet se janë përplasur gjatë një misioni stërvitor mbi Kentucky, teksa raportohet për disa të vdekur.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur të mërkurën mbrëma. “Dy HH60 Blackhawks të Divizionit të 101-të Ajror (Air Assault) po kryenin një fluturim stërvitor rreth orës 22:00 kur u përplasën”, tha për Fox News Digital, Brendalyn Carpenter-Player, drejtoresha e Marrëdhënieve Publike të Fort Campbell.

Siç thuhet më tej, statusi i anëtarëve të ekuipazhit nuk dihej menjëherë, ka thënë zëdhënësja e ushtrisë Nondice Thurman.

Megjithatë, ajo nuk ka dhënë detaje për numrin e njerëzve që ishin në bord. Ndërkohë guvernatori i Kentucky, Andy Beshear, ka shkruar në Twitter mund të ketë viktima dhe se Policia e Shtetit të Kentucky dhe Divizioni i Menaxhimit të Emergjencave të shtetit po i përgjigjeshin aksidentit.

Anëtarët e ekuipazhit po fluturonin me dy helikopterë Black Hawk që u rrëzuan rreth orës 10:00 të mbrëmjes (sipas kohës lokale).

Shkaku i rrëzimit është nën hetim.

“Komanda aktualisht është e fokusuar në kujdesin për pjesëtarët e shërbimit dhe familjet e tyre”, ka thënë më tej Thurman.