MENU
klinika

Ekzistuesit prodhuan 0.71% të energjisë totale

Ecuria e energjisë diellore – Asnjë impiant i ri në vitin 2022

25.03.2023 - 13:55

Të dhënat për prodhimin e energjisë nga dielli mbeten modeste, në raport me energjinë e prodhuar nga burimet ujore, teksa për vitin 2022 sasia e prodhuar nga impinatet fotovoltaike arriti në 0.71% të totalit.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, numri i impanteve që prodhojnë energji nga dielli nuk ka patur ndryshim në raport me një viti më parë, duke mbetur në 11, teksa kapaciteti total i instaluar është 23 MW, duke përfshirë edhe Kompaninë e Ujësjellës – Kanalizimeve Korçë, që prodhon energji për qëllime autokonsumatore. Shifrat e 12-mujorit tregojnë se në total nga centralet diellore u sigurua 50 092 mWh energji.

Në raport me një vit më parë, janë prodhuar rreth 9 300 mWh më tepër, teksa pasha që zuri energjia diellore në vitin 2021 ishte 0.45% e totalit, e ndikuar nga rritja e ndjeshme e prodhimit nga burimet hidrike.

Megjithatë, ndonëse kjo sasi është tejet e ulët në raport me atë të prodhuar nga hidrocentralet, ajo merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë. Kjo pasi, vendi ynë është i varur nga energjia e prodhuar nga uji, çka në periudha thatësirash pasohet me fatura tejet të kripura të importit të energjisë për plotësimin e nevojave konsumatore. Ndërkohë që, duke mbajtur parasysh edhe çmimet tejet të larta për sigurimin e energjisë nga importi, rritja e prodhimit vendas është domosdoshëmri.

Analiza nga "Project Syndicate"

Bota është ende ‘në flakë’!

Kërkesa të shumta nga të huajt për apartamentet ditore

A i rriti turizmi qiratë?

Nga rritja e tyre tek shpërndarja e bonusit

Ndryshime që do sjellë skema e re e pensioneve