MENU
klinika

Vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera

Edhe hajdut pulash! Dosja për të cilën Dan Hutra qëndroi vetëm 2 ditë në burg

02.03.2023 - 19:03

Një çështje penale e hapur nga prokuroria e Durrësit, e cila vijon të jetë ende në proces gjykimi në themel, tregon vrasësin Dan Hutra, si një hajdut pulash. Sipas asaj që shkruhet në dokumente, ai hynte natën nëpër kotecët e pulave, duke dashur t’i vjedhë. Rasti është rregjistruar në lagjen Nr.15 në Durrës, ku Hutra ka hyrë brenda një koteci, dhe ka filluar të kapi dhe lidhi pulat me fije plastike.

Për këtë krim Dan Hutra, ka qëndruar vetëm 2 ditë në burg, pasi siç thuhet në dosjen hetimore ai është liruar nga gjykata e Durrësit, në muajin Shkurt 2022 me masën e sigurisë “detyrimit për t’u paraqitur në polici”.

Hutra në këtë gjykim nuk është paraqitur asnjëherë pasi në 16 qershor 2022 ai është ndaluar në Tiranë, për akuzën e “Dhunës në Familje.” Sipas dosjes hetimore ngjarja ka ndodhur në 31 janar 2022, pasi Orjol Shuli, ka konstatuar se në kotecin ku mban pulat kishte hyrë një person. Shuli, ka dëgjuar zhurmë dhe kur ka shkuar tek koteci ka parë personin, i cili është larguar me vrap.

Orjol Shuli, ka shpjeguar edhe karakteristikat trupore të autorit. Patrulla e policisë pasi ka marrë kontakt, ka konstatuar se përpara banesës së tij ndodhej një automjet Benz me targë AB112AF, i cili kishte çelësin në kuadër dhe një telefon në sendilje. Duke dyshuar se mjeti ishte i autorit, patrulla ka kërkuar dhe ka konstatuar një person, i cili ndodhej rreth 500 m larg vendit të ngjarjes.

Personi është identifikuar si Dan Hutra, banues në Kukës i cili ka pohuar para oficerëve të patrullës se mjeti i parkuar ishte i tij. Huta ka mohuar të jetë autori i vjedhjes së pulave.

Masakra ndodhi ditën e djeshme në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe MevluteHysa , ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë. Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas ekzekutimit të motrës dhe kunatës së ish-bashkëjetueses

Dan Hutra dyshohet të jetë autor edhe i vrasjes së 31-vjeçares në Kamzë

"Kishte paguar disa herë për të eliminuar Etlevën, por..."

Dan Hutra i vrau motrën, flet nga qelia Vladimir Kurti


“Fajin për djegien e mandateve e marr unë, por…”

Monika Kryemadhi: Nuk më rruhet fare as për SPAK-un dhe as për burgun!

Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Ai do të nxjerrë që ky nuk ka lidhje fare me historinë e...

Krisje mes çiftit/ “Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash” nga halli që i ka zënë