MENU
klinika

Gara shpejtësie për ‘like’ në Tiktok

Eksperti: Policia nuk ka për detyrë të ndjekë atë rrjet social!

21.03.2023 - 22:19

Të ngasësh makinën në rrugë është një prej gjërave më të zakonshme në rutinën dhe përditshmërinë e gjithkujt.

Por ky çast krejt utilitar në jetën tonë është shndërruar në shumë gjëra kohë pas kohe. Dhe vazhdimisht në kategori të caktuara moshore kjo kthehet në momentin më të rrezikshëm ndonjëherë. Sepse një pjesë e mirë e të rinjve dalin në rrugë me adrenalinën me vete dhe ngasin si në skena filmash. Si luajnë të rinjtë me jetën në kërkim të adrenalinës së shpejtësisë? Si t’i largohemi rrethit vicioz të aksidenteve që marrin jetën?

Për t’iu kthyer një përgjigje këtyre pyetjeve ishim në një bisedë në “Esencë” me ekspertin rrugor Arben Luzi, Influencerin Grines Fezillari dhe gazetaren e Report Tv Keti Banushi.

“Sjelljet e këqija në rrugë janë të përsëritura nga drejtuesit e mjeteve të cilët nuk penalizohen “-thotë eksperti Luzi.

Nevojitet edukimi dhe sensibilizimi i të rinjve për sjelljen në rrugë dhe kontrolli i prindërve është një faktor që do të shmangte aksidentet e të rinjve. Shkolla dhe policia janë dy institucione që duhet të marrin masa në lidhje me sjelljen e të rinjve.

“Më vjen keq që shpejtësia është kthyer në një trend për klikime në rrjetet sociale”-thotë Grines Fezollari

Jo rrallë drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë shpejtësinë janë nën efektin e drogës. Nevojiten një sërë formash sensibilizimi për sjelljen në rrugë në mënyrë që kjo situatë të mos prodhojë shifra alarmante humbjesh jete nga pakujdesitë në rrugë.

Por siç citon edhe eksperti Luzi, duhen kontrolluar çdo 6 muaj radarët e rrugës dhe një faktor tjetër është edukata që vjen prej familjes që nga fëmijëria është themelore për sjelljen në rrugë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mos i llastoni fëmijët me makina të fuqishme, është një armë që vret"

Aksidenti tragjik, Doda: Pse asnjë polic s’ia hoqi patentën 20-vjeçarit? Kishte 5 shkelje

Gjendja shëndetësore e të plagosurve

Si ndodhi aksidenti me dy viktima në Tiranë


Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!