Me padurimin për t’u rikthyer në pushtetin vendor, për të mbledhur me shpejtësi demokratët e përçarë rreth vetes, Berisha i zbuloi i pari kandidatët për lokalet e 14 majit. Që në dhjetor, nga një proces që e quajti primare. Ajo që nuk parashikoi ishte se këto kandidatët do e kishin të pamundur të garonin me logon dhe flamurin e PD-së, që gjykata vendosi të vazhdojnë t’i përkasin grupit Basha-Alibeaj.
Për të dalë nga situata, e ndihmoi sërish aleati i tij i kohëve të vështira, Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë i la hapësirë të lirë aleatit të tij, si për t’i ardhur në ndihmë pas një viti të vështirë në luftën e tij për partinë. Ilir Meta ka vetëm 4 kandidatët për kryebashkiak. 3 ka Vangjel Dule dhe 54 janë të Berishës nisur nga kryeqendra e Shqipërisë, Tirana.
Primaret ishin një proces që nuk tërhoqi shumë emra te njohur, të sprovuar në Parlament. Ishin të pakët deputetët që rrezikuan mandatin e tyre, për t’u përballur në një garë. Më guximtari prej tyre ishte Belind Këlliçi. I rreshtuar ndër të parët tek “Foltorja”, ai mori përsipër kandidimin përballë Erion Veliajt në Tiranë.
Në Elbasan është deputeti Luçiano Boci, si më i votuari deputet i listës së 25 Prillit do të provojë të fitojë qytetin që qeveriset nga e majta që prej vitit 2007. Një tjetër deputet Zef Hila do të tentojë të rimarrë Bashkinë e Vaut të Dejës. Të tre ata do të dorëzojnë mandatin deri në fund të javës.
Durrësi është një sfidë e vështirë dhe vëmendja kryesore ndaj të gjithë demokratëve, të Berishës dhe Alibeajt. Igli Cara është një kandidat që i bashkon demokratët e Durrësit mund t’i ndajë logoja e partisë, të cilën nuk arriti ta marrë Berisha. Sepse Berisha nuk ka përball vetëm Edi Ramën. Dhe sfida më e ë vështirë e koalicionit të tij me Ilir Metën janë kandidatët që po prezanton Enkelejd Alibeaj.
Bashkia tjetër e madhe, ajo e Shkodrës, që është e vetmja e demokratëve aktualisht, Foltorja do të përpiqet ta mbajë me kryebashkiakun Bardh Spahia. kundër tij tashmë po fushaton një aleancë e gjerë nga Tom Doshi e deri te Agron Çela. Grupi i vulës nuk ka folur akoma.
Korça ndërkohë është ndër të paktat bashki, ku Berisha garon përmes një grua, ajo është Ledina Alolli, pedagoge. Për Vlorën primaret nxorën kandidat Hysni Sharrën, aktualisht nënkryetar i degës së PD-së. Në Lezhë është Pashk Gjoni, që do të rivalizojë Pjerin Ndreun dhe nga PD zyrtare Sandër Marku.
Në Veriun e vendit, aty ku projeksionet janë optimiste për PD-në, Berisha garon përkatëshit në Kukës Admir Sinamatin, në Dibër Ismail Ukan, Tropojë Besnik Dushaj. Ai mund të përballet më vete një pjesë të PD, të linjës së Enkelejd Alibeaj që deri më tani ka zyrtarizuar rreth 15 kandidtatë, për Dibrën, Lezhën, Krujën, Kamzën, Poliçanin, Kuëovën, Mallakastrën, Policanin dhe Dimalin.
KANDIDATËT E FOLTORES
TIRANË
-Bashkia Tiranë, Belind Këlliçi
-Bashkia Kamzë, Arjan Hoxha
-Bashkia Kavajë, Fisnik Qosja
-Bashkia Vorë, Indrit Hoxha
-Bashkia Rrogozhinë, Dorjan Lani
ELBASAN
Bashkia Elbasan, Luçiano Boçi
Bashkia Gramsh, Hasim Çekrezi
Bashkinë Cërrik, Servet Duzha
Bashkia Librazhd, Shefki Cota
Bashkia Peqin, Mustafa Pashja
Bashkia Prrenjas – Suzana Topi
DURRËS
Bashkia Durrës, Igli Cara
Bashkia Shijak, Rezart Tusha
Bashkia Krujë, Agron Loka
FIER
Bashkia Fier, Evdar Kodheli
Bashkia Divjakë, Aurel Malko
Bashkia Lushnje, Eduart Sharka
Bashkia, Roskovec Erdit Hazizaj
Bashkia Mallakastër, Resmi Shanaj
Bashkia Roskovec, Erdit Hazizaj
BERAT
Bashkia Berat, Zija Ismailin
Bashkia Kuçovë, Lefter Maliqi
Bashkia Poliçan, Behaj Xhaferaj
Bashkia Skrapar, Eugen Mustafallari
Bashkia Ura-Vajgurore, Gentian Meçi
VLORË
Bashkia Vlorë, Hysni Sharra
Bashkia Selenicë, Leonard Rakipaj
Bashkia Delvinë, Ilir Mehmeti
Bashkia Finiq, Leonidha Kristo
Bashkia Himarë, Fredi Bejleri
Bashkia Konispol, Fatmir Shero
Bashkia Sarandë, Ilir Nikolla
Bashkia Dropull, Thanas Maneka
KORÇË
Bashkia Korçë, Ledina Alolli,
Bashkia Kolonjë, Et’hem Lumani
Bashkia Maliq – Alfred Gega
Bashkia Pogradec, Zini Tollozhina
Bashkia Pustec, I papërcaktuar
DIBËR
Bashkia Dibër, Ismail Uka
Bashkia Bulqizë, Dëfrim Fiku
Bashkia Klos, Bedri Hoxha
Bashkia Mat, Skënder Gjuci
GJIROKASTËR
Bashkia Gjirokastër, Dorjan Lani
Bashkia Tepelenë, Baftjar Imeri
Bashkia Devoll, Ervis Hajdërrli
Bashkia Këlcyrë, Arjan Kasaj
Bashkia Libohovë, Adil Xhelili
Bashkia Memaliaj, Albert Malaj
Bashkia Përmet, Edmond Komino
SHKODËR
Bashkia Shkodër, Bardh Spahia
Malësi e Madhe, I papërcaktuar
Bashkia Pukë, Rrok Dodaj
Bashkia Vau i Dejës, Zef Hila
KUKËS
Bashkia Kukës, Admir Sinamati
Bashkia Has, Miftar Dauti
Bashkia Tropojë, Besnik Dushaj
LEZHË
Bashkia Kurbin, Behar Haxhiu
Bashkia Lezhë, Pashk Gjoni
Bashkia Mirditë, Albert Mëlyshi