MENU
klinika

“Paç fatin e Lali Erit, ika se duhet të punoj për të”

Falënderime dhe përgëzime/ Rama konfirmon Erion Veliajn për një mandat të tretë në krye të Tiranës

13.03.2023 - 13:25

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar emrin e Erion Veliajt për një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës. Gjatë një prezantimi të punëve të bashkisë nën drejtimin e Veliaj, kryeministri e vlerësoi atë dhe stafin për angazhimin.

“Të kesh qenë kryetar i Bashkisë së Tiranë dhe të shohësh këtë prezantim, e ke të pamundur të mos thuash me vete paç fatin e Lali Erit. Unë nuk dua të zgjatem më shumë, ju falenderoj shumë për mundësinë, ata që kanë kontributin e tyre, natyrisht përgëzojë dhe Erionin për drejtimin, për punën edhe për optimizmin e tij të pashërueshëm”, u shpreh Edi Rama.

Teksa zbriste nga podiumi dhe i dha mikrofonin Veliaj, kryeministri tha se duhet të linte sallën sepse do duhet të punonte akoma për Erion Veliajn. Mes duartorokitjeve të të pranishmëve, ai u shpreh:

“Edhe një gjë të fundit, do më falni po duhet të iki se do vazhdojmë të punojmë për Lali Erin!”

Erion Veliaj është i pari kryebashkiak që rikonfirmohet nga Edi Rama për zgjedhjet e 14 Majit. Në garë përballë tij për Bashkinë e Tiranës është dhe Belind Këlliçi, i zyrtarizuar muaj më parë nga grupimi i drejtuar nga Sali Berisha. Gjithashtu, edhe kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka njoftuar se do të garojë më 14 Maj për Tiranën.