MENU
klinika

Pista në formën e 'kapëses së flokëve'

Formula 1 rikthehet me garën e Arabisë Saudite

13.03.2023 - 16:11

Formula 1 do zhvillojë Çmimin e Madh të Arabisë Saudite (Jeddah) në fundjavën që vjen nga 17-19 marsi. Pista është ndër më të shpejtat qytetase, ndërsa është buzë detit. Pasi kampioni në fuqi i botës Max Verstappen bëri një fillim të fortë në mbrojtjen e titullit në Bahrein, pjesa tjetër e pilotëve do kërkojnë të rikthehen në pistën e Jeddah që është gara e dytë në këtë Botëror.

I vendosur rreth 12 km në veri të qendrës së qytetit, cirkuiti shkon përgjatë Detit të Kuq dhe rrethon një lagunë. Ka një formë krejtësisht të pazakontë që i ngjan një kapëse flokësh. Pista është 6174 km, e dyta më e gjata në Botëror. Ajo përmban 27 kthesa dhe pilotët do të kryejnë 50 xhiro për të përfunduar garën të dielën. Me një mesatare prej 250 km/h të regjistruar vitin e kaluar, cirkuiti i Jeddah është një nga më të shpejtët në kampionat dhe më i shpejti i pistave qytetase. Gara e parë në Jedahh në vitin 2021 u fitua nga Lewis Hamilton, ndërsa në 2022 fituan Max Vertsappen dhe Valtteri Bottas.

Provat zyrtare të së shtunës dhe gara e së dielën do të zhvillohen me drita dhe do të nisin në orën 18:00.