MENU
klinika

Editoriali i The Guardian

Francezët të pakënaqur me Macron dhe me presidencën…

27.03.2023 - 08:30

Marrëdhënia e Francës me monarkinë rrallëherë ka qenë e qetë.

Për kritikët e tij të shumtë, Emmanuel Macron, presidenti aktual, sillet si një Mbret i Diellit të ditëve të fundit – le Roi Soleil – në stilin e Louis XIV.

Këtë funjavë për shumë arsye, u mor vendimi i turpshëm i minutës së fundit, për të shtyrë vizitën shtetërore të monarkut britanik, Charles III. Pas disa javësh protestash mbarëkombëtare kundër përpjekjes së Macron për të rritur moshën e pensionit shtetëror, ende nëpër Francë ndihet kudo zemërimi.

Reforma e pensioneve nuk ka qenë kurrë popullore. Macron e ka provuar një herë më pare, dhe po përpiqet sërish.

Me borxhin kombëtar në 113% të PBB-së (krahasuar me 67%) të Gjermanisë, dhe me një fuqi punëtore në tkurrje, Macron argumenton se mosha 64 vjeç për pensionin, siç propozon ai, duket relativisht modest. Në MB, është 66, në Gjermani, 65.

Por shumica e publikut nuk janë dakord dhe Macron pranon se nuk ka arritur t’i fitojë ata.

Megjithatë, ai këmbëngul. Përdorimi i pushtetit ekzekutiv për të detyruar ndryshimin pa votim parlamentar provokoi më shumë zemërim dhe dhunë në rrugë.

Frika për të ardhmen e demokracisë franceze iu shtua ankthit ekzistencial.

Sondazhet sugjerojnë se dy të tretat e votuesve janë kundër ndryshimit të pensioneve. Mbi tre të katërtat e kundërshtojnë këtë abuzim të perceptuar të pushtetit.

Pse francezët janë kaq të pakënaqur?

Trazirat e tanishme të kujtojnë protestat e “jelekëverdhëve”, të vitit 2018 për çmimet e karburantit, si dhe ato tregojnë problem edhe më të mëdha.

Është e vërtetë që Macron fitoi presidencën, dy herë, sepse e vetmja zgjedhje tjetër e raundit të dytë ishte Marine Le Pen e ekstremit të djathtë.

Është e vërtetë që qeverisja franceze është e centralizuar në një shkallë të jashtëzakonshme.

Shpenzimet shtetërore përbëjnë 59% të PBB-së dhe vetëm pensionet 14%. Pretendohet se një elitë  teknokratike, shembulli i fundit i së cilës është Macron, nuk e kupton se si funksionon kontrata sociale e Francës: pranimi i taksave të larta dhe rregullimi i kudondodhur shtetëror në këmbim të kujdesit shëndetësor falas, arsimit falas, një pune 35-orëshe në javë, pension të parakohshëm dhe pensione të mira.

Macron's 'nuclear option' only exacerbates French pension unrest | Abroad

Tregon tërbim për mungesën e punëve të paguara mirë dhe sigurinë ekonomike në një epokë post-industriale. Tërbim për pafuqinë relative. Tërbim për ndryshimin e kontureve kulturore, për copëzimin e identitetit kombëtar. Camus, në L’Étranger, shkroi për “ekstazën e tërbimit”.

Megjithatë francezët, ashtu si britanikët, janë një komb me fat. Ata janë më mirë se shumica, ata banojnë në një tokë të bukur, nuk janë pushtuar kohët e fundit.

Macron është bërë një “rrufepritës” për një popull të shqetësuar, që në një farë kuptimi është puna e tij.

Këtë herë nuk do të ketë revolucion, as gijotinë. Megjithatë, ndonëse protestat përfundimisht do të pakësohen, pakënaqësia nuk do të ketë fund. Siç tha Sartri: “Gjithçka është kuptuar, përveç se si të jetosh”.

Burimi: The Guardian

Përktheu dhe përshtati: Konica.al