MENU
klinika

Si u zbulua 22 vjeçari, ja çfarë iu zbulua në banesë

Gati shpërthimin me tritol, policia parandalon ngjarjen kriminale

03.03.2023 - 11:53

Policia ka parandaluar një ngjarje kriminale në Vlorë, duke vendosur në pranga një 22-vjeçar që dyshohet se do kryente një krim të rëndë.
Damiano Sejko dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që po përgatitej për një krim të rëndë. Blutë e Vlorës, shkak të sekretit hetimor, nuk kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar.

Ndërkohë po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë që do të bashkëpunonin me 23-vjeçarin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në lagjen “Bashkimi”, u gjetën:

500 gramë eksploziv i montuar në një pajisje me telekomandë, për t’u shpërthyer në distancë

1 armë zjarri automatik

1 armë zjarri pistoletë me silenciator

1 armë gjahu

38 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun

2 uniforma policie

një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis

2 aparate celulare

1 automjet tip “Volkswagen”

Ndaj 23-vjeçarit janë ngritur akuzat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike”.

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale, në qytetin e Vlorës.

Sekuestrohen 500 gramë eksploziv i montuar në një pajisje me telekomandë, për t’u shpërthyer në distancë.

Gjithashtu, sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 armë gjahu, municion luftarak, lëndë narkotike, veshje si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Arrestohet në flagrancë 23-vjeçari që i mbante të fshehura në banesën e tij.

23-vjeçari dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal që po përgatitej për një krim të rëndë.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim dhe me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se një 23-vjeçar, i cili dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal, në qytetin e Vlorës, mbante të fshehura në banesë, armë zjarri të llojeve të ndryshme, me të cilat dyshohet se do të kryhej një krim i rëndë, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Strike”, duke angazhuar shërbime të shumta policie.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– D. S., 23 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në lagjen “Bashkimi”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 500 gramë eksploziv i montuar në një pajisje me telekomandë, për t’u shpërthyer në distancë, 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 armë gjahu, 38 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 2 uniforma policie, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 2 aparate celulare dhe 1 automjet tip “Volkswagen”.

Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar. Vijon puna hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin e shtetasve të tjerë që do të bashkëpunonin me shtetasin D. S. dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë