MENU
klinika

Transportonte tre emigrant të paligjshëm

Gjirokastër, bie në pranga 34-vjeçari

02.03.2023 - 14:09

Një 34-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit tre emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Njoftimi i plotë Gjirokastër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 56”.

U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit, 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Gjirokastër, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 56″, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, u kap dhe u ndalua në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Mashkullorë”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me të cilin po transportonte 3 emigrantë nga vendet MENA, nga Saranda në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 350 euro për person. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë