Gazetari i Abc News, Ermal Vija raportoi nga ambientet e jashtme të GJKKO-së, se të pandehur për këtë çështje, janë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socilist, Alqi Bllako dhe ish-pesidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj.
Ndaj këtyre tre personave, rëndojnë akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit” dhe “pastrimit të parave”.
“Ditën e sotme është parashikuar seanca paraprake sa i takon mbylljes së hetimeve dhe kalimit për gjykim për dosjen e inceneratorit të Fierit, pritet të vendoset nëse gjykata do të pranojë kërkesën e prokurorisë sa i takon personave të marrë të pandehur, ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin, Alqi Bllako dhe Arben Dervishaj. Për këta persona, prokuroria kërkon që të kalojnë për gjykim me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit” dhe “pastrimit të parave”. Në seancat e kaluara, personat e pandehur, kryesisht zoti Koka dhe Alqi Bllako i kanë kërkuar gjykatës pushimin e hetimeve apo rrëzimin e kërkesave të prokurorisë”, raportoi gazetari Vija ndër të tjera.