MENU
klinika

Mitsotakis kërkon një tjetër mandat

Greqia pritet të mbajë zgjedhjet në maj

22.03.2023 - 11:41

Autoritetet në Greqi njoftojnë se kanë afruar datën e zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat tashmë do të mbahen në muajin maj, 21 ose 28 maj.

Lajmi u bë i ditur nga vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis mandati i të cilit përfundonte në muajin korrik, i cili do të kërkojë një tjetër besim nga qytetarët për të drejtuar vendin dhe për 4 vite.

“Nuk do të ishte shumë funksionale që të votoje në korrik, pasi me shumë mundësi do të kishte nevojë dhe për një raund të dytë”, tha kryeministri duke i lënë dhe rëndësinë e duhur sezonin turistik që në atë kohë është në kulm në vendin fqinj.

Shumë ekspertë e kanë vlerësuar këtë vendim të kryeministrit për të afruar zgjedhjet si të ndikuar nga aksidenti hekurudhor në Larisa ku 46 persona humbën jetën, ndërkohë që mbi 130 të tjerë mbetën të lënduar.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi