MENU
klinika

Studiuesit, të alarmuar

Ilaçi i syve që dyshohet se po vret njerëz në Amerikë

23.03.2023 - 11:25

3 të vdekur, 8 kanë humbur shikimin dhe 4 kanë hequr beben e syrit me kirurgji.

Ky është bilanci i deritanishëm që mendohet se vjen nga përdorimi i EzriCare, pika sysh në formën e lotëve artificialë.

Mendohet se medikamenti që merret në farmaci pa recetë mjekësore është kontaminuar nga një lloj bakteri rezistent ndaj ilaçeve që lidhet me vdekje të shumta, humbje të shikimit dhe heqje kirurgjikale të bebes së syrit.

Medikamenti është tërhequr nga tregu, por dëmi është bërë.

CDC flet për një shpërthim të bakterit rezistent Pseudomonas aeruginosa.

Përhapja është në 16 shtete pasi ilaçi shpërndahej kudo.

Rastet janë raportuar në shtetet e mëposhtme:

Florida

Pennsylvania

South Dakota

Texas

Utah

Washington

Wisconsin

Illinois

North Carolina

New Jersey

New Mexico

New York

Nevada

California

Colorado

Connecticut

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja ç'thonë ekspertët

A mund të shërohen sytë e thatë?


Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”