MENU
klinika

Bien akuzat për korrupsion ndaj Dervishajt

Inceneratori i Fierit/ “Tërhiqet” Gjykata

24.03.2023 - 13:41

eshtë zhvilluar sot në GJKKO seanca për shpalljen e vendimit për inceneratorin e Fierit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Gjykata kërkoi nga prokuroria saktësim akuzash pasi Alqi Bllakon nuk e konsideron zyrtar të lartë, por funksionar publik.

Ndërkohë bien akuzat për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyrë për zëvendës presidentin e FSHF, supervizor i punimeve të inceneratorit Arben Dervishaj.

Po kështu gjykata rrëzoi kërkesë e avokatëve për më shumë kohë për t’u njohur me akuzat e reja pas ndryshimit të tyre dhe pritet vendimi.