MENU
klinika

Raporti

Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune

29.03.2023 - 12:57

Sipas një raporti nga banka investuese Goldman Sachs, mund të zëvendësojë një të katërtën e detyrave të punës në SHBA dhe Europë, por mund të nënkuptojë gjithashtu vende të reja pune dhe një bum produktiviteti.

Përfundimisht mund të rrisë vlerën totale vjetore të mallrave dhe shërbimeve të prodhuara globalisht me 7%.

Inteligjenca artificiale gjeneruese, e aftë të krijojë përmbajtje të padallueshme nga puna njerëzore, është “një përparim i madh”, thotë raporti.

Perspektivat e punësimit

Qeveria është e prirur të promovojë investimet në Inteligjencën Artificiale në Mbretërinë e Bashkuar, për të cilën thotë se “në fund do të nxisë produktivitetin në të gjithë ekonominë” dhe është përpjekur të sigurojë publikun për ndikimin e saj.

Raporti vëren se ndikimi i Inteligjencës Artificiale do të ndryshojë në sektorë të ndryshëm, 46% e detyrave në administratën dhe 44% në profesionet ligjore mund të automatizohen, por vetëm 6% në ndërtim 4% në mirëmbajtje, thotë ai.

“BBC News” ka raportuar më parë shqetësimet e disa artistëve që gjeneruesit e imazhit të Inteligjencës Artificiale mund të dëmtojnë perspektivat e tyre të punësimit.

Sipas hulumtimit të cituar nga raporti, 60% e punëtorëve janë në profesione që nuk ekzistonin në vitin 1940.

Por studime të tjera sugjerojnë se ndryshimi teknologjik që nga vitet 1980 i ka zhvendosur punëtorët më shpejt sesa ka krijuar vende pune.

Dhe nëse inteligjenca artificiale është si përparimet e mëparshme të teknologjisë së informacionit, përfundon raporti, ajo mund të zvogëlojë punësimin në një afat të shkurtër./

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një gjë është e sigurt! Do përparojë shumë!

A do arrijë Inteligjenca Artificiale ta eliminojë njeriun?