MENU
klinika

Fitojnë edhe Anglia e Portugalia

Italia merr pikët e para në kualifikimet për ‘Euro 2024’

27.03.2023 - 12:47

Italia ka regjistruar fitoren e parë në këtë cikël kualifikues për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Pas humbjes ndaj Anglisë para tre ditësh, të përzgjedhurit e Roberto Mancinit triumfuan sonte në transfertën kundër Maltës me rezultatin e pastër 0:2. Të dy golat e fitores për “Azzurrët” u shënuan në pjesën e parë. Mateo Retegui (15’) dhe Matteo Pessina (27’) ishin autorët e golave të fitores. Për të dy kombëtaret ishte kjo ndeshja e tyre e dytë në Grupin C, aty ku prin Anglia me gjashtë pikë. Italia pas kësaj fitore ka tre pikë dhe tani renditet e dyta, por me pikë të njëjta me Maqedoninë e Veriut që ka një ndeshje më pak. Malta është në pozitën e fundit dhe pa pikë.

Fitore të pastën 2-0 ka arritur edhe Anglia, e cila ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kuadër të kualifikimeve për për “Euro 2024”. Pas fitores ndaj Italisë para tre ditësh, të përzgjedhurit e Gareth Southgate sonte mposhtën Ukrainën.

Sa i përket rezultateve të tjera veçohet fitorja me e Portugalisë 0-6 në transfertën me Luksemburgun. Ronaldo shënoi dy gola në fitoren e thellë të kombëtares luzitane. Kështu Portugalia ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian pas fitores ndaj Lihtenshtajnit para tre ditësh.