MENU
klinika

Analiza

Izraeli në flakë, pse reformat kanë zemëruar qytetarët?

28.03.2023 - 09:00

Kryeministri Benyamin Netanyahu shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Yoav Galant dhe drejtuesit e protestave thirrën menjëherë disa demostrata në të gjithë vendin. Ministri i shkarkuar Gallant ishte shprehur kundër reformës në sistemin e drejtësisë, çka ka sjellë edhe rrë zimin e tij nga posti.

Në një vend pa Kushtetutë, Gjykata e Lartë e Izraelit  është poli kryesor i kontrollit të qeverisë dhe ligjeve që ajo përpiqet të miratojë. Qeveria izraelite dëshiron të ketë një rol udhëheqës në përbërjen e saj prej nëntë anëtarësh, në mënyrë që Gjykata e Lartë të mos jetë pengesë për projektligjet që ajo promovon. Deri më tani, Gjykata e Lartë ka fjalën përfundimtare dhe më të rëndësishme në projektligje dhe në përcaktimin se çfarë është e ligjshme dhe çfarë jo.

Ka ndezur protesta dhe revoltë masive në Izrael, çfarë

Ekziston edhe një projektligj me të cilin Gjykata e Lartë nuk do të jetë më organi kontrollues i një ligji dhe ky autoritet do të kalojë në duart e Parlamentit i cili, siç deklaron kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu, është gjithashtu organi i vetëm i zgjedhur nga populli. Legjislacioni i diskutueshëm do t’i jepte koalicionit qeverisës aftësinë për të kontrolluar gjyqësorin duke i dhënë qeverisë një shumicë automatike në Komitetin e Emërimeve në Drejtësi.

Kjo do të thotë se vetëm me votën e 61 nga 120 deputetë , qeveria do të mund të anulojë vendimet e Gjykatës së Lartë.

Konkretisht:

1. Qeveria do të jetë në gjendje të rishikojë ligjet e Gjykatës së Lartë me një shumicë të thjeshtë në Knesset (parlament), që do të thotë se do të jetë në gjendje të rrëzojë vendimet e gjykatave.

2. Qeveria do të thotë se kush bëhet gjyqtar, ndër të tjera, në Gjykatën e Lartë, duke rritur përfaqësimin e saj në komisionin që i emëron ata.

Israel: Mass protests erupt after Netanyahu fires defense minister Yoav Gallant | CNN

3. Ministrave nuk do t’u kërkohet t’i binden këshillave të këshilltarëve të tyre ligjorë – të udhëhequr nga Prokurori i Përgjithshëm – të cilat ata aktualisht duhet t’i binden me ligj.

Reforma e diskutueshme pretendohet se do të rrisë kontrollin politik mbi emërimet në drejtësi dhe do t’i mundësojë Knesset-it të miratojë ligje edhe nëse Gjykata e Lartë i konsideron ato jokushtetuese, duke kërcënuar kështu vetë demokracinë. Në të njëjtën kohë, mbështetësit e flaktë të planit argumentojnë se ai do të vendosë një “fre” mbi teprimet e Gjykatës së Lartë dhe do të rivendosë ekuilibrin.

Përshtatur nga Protothema.gr. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN