MENU
klinika

Ish-prokurori tregon kush mban vendin e parë

Ja qyteti që konsumon më shumë kokainë në Shqipëri

21.03.2023 - 11:07

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci thotë se në Shqipëri aktualisht ka një kultivim masiv të kanabisit, ndërsa për konsumin e lëndës narkotike e tipit kokainë, Bulqiza është qyteti që zë vendin e parë.

Gjatë diskutimit në “Top Story” për trafikantët shqiptarë të kokainës në botë, Beci thotë se problemi nis nga kultivimi i madh i kanabisit në Shqipëri.

Numri i shqiptarëve në Ekuador, thotë ai, është rritur ndjeshëm.

“Në Ekuador ka një lëvizje të shqiptarëve nga 3 mijë në 7 mijë aktualisht. Çfarë bëjnë ata aty? Në fillimin gjejnë tregun. Janë ofrues të ndihmës së organizatave të rëndësishme kriminale. Kanë qenë garantues të transportit të drogës.

 

 

Në Shqipëri, kemi kultivim masiv të kanabisit. Kemi një problem të legjislacionin. Kemi 32 vite që kemi emigracion. Që atëherë një pers që ka lindur në Angli, Greqi, Belgjikë etj, sot është 32 vjeç. Organet ligjore shqiptare kanë zero informacion për të. Ky është problem”.

Sipas tij, DEA duhet të hetojë trafikantët e drogës.

“DEA është posaçërisht për trafikimin e kokainës. Duhet studiuar Shqipëria. Këtu, konsumi i kokainës në raport me numrin e Bulqizës, është më i lartë në Bulqizë. Bulqiza zë vendin e parë në vend”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



VIDEO/ “Zgjidhi nyjen e rrezikshme që lidhte dy anët e Drinit”

Rama: Ura e Madhe e Veriut, shëmbëlltyrë e ambicies sonë…

Çfarë ndodhi gjatë natës në një banesë

Të shtëna me armë zjarri në Krujë, policia jep detaje!

Bilanci tragjik nga masakra në Shkodër thellohet në 4 viktima

Ndërron jetë në spital Bashkim Basha