MENU
klinika

Axhenda

Josep Borrell dhe Varhelyi nesër vizitë në Tiranë, takim me Ramën

14.03.2023 - 13:10

Përfaqësuesi i Larti i BE njëherësh Zëvendëspresidneti i Komisionit Evropian, Josep Borrell dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të vizitojë Shqipërinë.

Bëhet me dije se Borrell do të zhvillojë një takim në Tiranë në datat 15-16 mars. Vizita është parë si një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe BE-Shqipëri.

Nesër, 15 mars Borrell do të takohet me kryeministrin Edi Rama përpara se të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Më pas kryeministri Rama dhe komisioneri Várhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjithashtu Borrell do të marrë pjesë në përurimin e Kullës Veneciane në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga BE-ja dhe do të zhvillojë një shkëmbim me përfaqësues të Rinisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN