MENU
klinika

Sulmi

Karamuço tregon si shpëtuan nga plumbat 10 gazetarët e Top Channel

27.03.2023 - 22:22

Nata e mbrëmshme mund të ishte akoma më tragjike nëse autorët do sulmonin disa minuta më parë godinën e Top Channel.

“Po kthehesha nga aeroporti kisha marrë nënë time dhe më erdhi një mesazh ku më thanë se ishte vrarë roja, kam lënë nënën në shtëpi dhe kam ardhur menjëherë kam gjetur të gjithë zonën e rrethuar nga policia, i kam gjetur policinë të angazhuar, e gjithë elita e lartë ka qenë e angazhuar.

Top Channel për disa orë është bërë një qendër e komandimit të këtij operacioni. Ata më thanë nëse nuk e zbulojmë dot këtë punë do tëjemi kokëulur ndaj medias dhe opinionit publik, janë bërë këqyrje jashtëzakonisht profesionale dhe mendoj se janë në një rrugë të drejtë e shiumë shpejt opd të gjendet. Erdha sepse Top Channel është një media që i ka hapur derën të gjithëve që duan të flasin troç dhe erdha të mbështes këtë institucion e të jem solidar me policinë e shtetit.

Ky është momenti që të gjithë ne të jemi bashkë për t ju kundërvënë kësaj pakice që po vret njerëz të pafajshëm, askush nuk mund ta shantazhojë këtë media ky është një akt i një shantazhimi të pafajshëm, nëse do të kishte koençiduar shtatë minuta më para do të ishin vrarë 10 veta të stadit që ndërronin turnin. Kam menduar që objektivi kryesor ka qenë kupola në hyrje, ka një vonesë të tyre në momentin e parë, tre plumbat e parë kanë goditur fugonin që ndodhej pranë TCH ndërsa plumbat e tjerë vinin në formë zig-zage.

Në dy plumbat e parafundit njëri ka kaluar në rikoshet dhe ka goditur rojen e sigurisë ndërsa i fundit ka goditur autobusin. Në mënyrë kategorike nuk kishte objektiv personal, nuk mund të quhet që këto bëhen për shkaqe të mospëlqimit të një gazetari, është një akt terrorist ndaj televizionit shqiptar.“- tha Karamuço.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy atentate me katër të vdekur brenda gjashtë ditëve

Larje hesapesh mes bandash, policia nuk mundet t’i zbulojë

“Ja mesazhi që donin të përcillnin autorët”

Artan Hoxha zbulon detaje nga sulmi ndaj Top Channel

Drejtori, në SHBA për trajnim 12-mujor!

Kush e drejton ‘inteligjencën’ shqiptare?