MENU
klinika

Gjithçka që duhet të dini!

Kërkoni të merrni pension pleqërie të reduktuar?

14.03.2023 - 20:41

Krahas pensionit të plotë, personat e siguruar kanë të drejtë të përfitojnë edhe pension të reduktuar pleqërie. Ky lloj përfitimi mund të sigurohet deri në tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar sipas ligjit për sigurimet shoqërore.

Përfituesi i pensionit të reduktuar të pleqërisë duhet që të plotësojë këto dy kushte: të ketë plotësuar vitet e sigurimit (vjetërsinë e punës), si dhe nuk duhet të jetë duke kryer asnjë lloj veprimtarie tjetër ekonomike, si: i punësuar, punëdhënës ose i vetëpunësuar.

Në rast se aplikoni për të marrë këtë lloj pensioni, duhet të dini se ai nuk mund të ndryshohet. “Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e parashikuara në paragrafin e parë, të këtij neni, është 0,6 për qind në muaj”, bëjnë me dije autoritetet e sigurimeve shoqërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN