MENU
klinika

Konferenca me Borrell dhe Varhely

“Koha e strehimit nën çadrën e pushtetit ka mbaruara”, Rama: PS nuk ofron shërbim avokatie për askënd

16.03.2023 - 14:30

Kryeministri Edi Rama ka folur në deklaratën e përbashkët me përfaqësuesin e lartë të BE, Josep Borrell dhe komisionerin Oliver Varhelyi.

Rama tha se atmosfera në takim ishte pozitive, teksa tha se Shqipria ka bërë hapa të rëndësishëm sa i përket Reformës në Drejtësi. Ai tha se koha e të paprekshmëve ka përfunduar dhe se drejtësia godet pa pa parë majtas apo djathtas.

“I ndëruar përfaqësues i lartë i BE dëshiroj të shpreh mirënjohjen për të gjithë mbështetjen që kemi marrë prej jush dhe Varhelyi në një proces që ka qenë tejet i vështirë. Mbledhja sot jashtë Berlinit për herë të parë në Shqipëri i Këshillit të Stabilizim-Asociimit tregon respekt dhe përkushtim.

Më vjen mirë që atmosfera e kësaj mbledhja ishte pozitive. Kemi dakordësi të plotë në të gjithë boshtin e kësaj marrëdhënie strategjike. Shqipëria sot nuk është më në fund të trenit të integrimit, por është në krye në këtë rajon kur roli ynë vlersohet si model në aspektin e  primovimit të paqes së dialogut.

Nga ana tjetër, ne jemi shumë të lumtur sot që të konstatojmë se gjërat kanë shkuar sipas parashikimeve, dhe sot mund të konstatojmë ecurinë e reformës në drejtësi. ka filluar të japë fryte domethënëse. Nuk është një fushë me lule, ka ferrat dhe gropat e veta, por në Shqipëri po ndodh ajo që më parë askush nuk e imagjinonte. Drejtësia në Shqipëri, institucionet e reja, po godet njerëz, individë të lidhur me pushtetin apo jo, por këta të parët kanë më shumë rëndësi se këta të tjerët.

Po tregojmë dhe ne bashkë me to, se koha e të paprekshmëve dhe të strehuarve nën ombrellën e pushtetit, ka mbaruar. Nuk di vend tjetër të rajonit që godet pa parë majtas, e djathtas, por vetëm drejtë. Cilido që ka punë me drejtësinë duhet të marrë avokat, qeveria nuk ofron shërbime avokatie për askënd” tha Rama ndër të tjera.