MENU
klinika

Sylvinho luan me kuqezinjtë!

Kombëtarja nis përgatitjet anti-Poloni

20.03.2023 - 21:42

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në 27 mars në Varshavë kundër Polonisë, ndeshje e vlefshme kjo për grupin E të kualifikueseve Euro 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos këtë pasdite në orën 16:30 kanë zbritur për herë të parë në fushë, me brazilianin që për herë të parë drejton grupin pas emërimit në krye të stolit të Shqipërisë.

Stërvitja e sotme do pasohet nga ato të dy ditëve më vonë me nga dy seanca në ditë, teksa vetë trajneri duket se është pritur mirë në grup. Sylvinho nuk ka humbur kohë dhe është futur vetë në aksion, për fazën e nxehmjes.

Sot me grupin në fushat e “Shtëpisë së Futbollit” janë bashkuar edhe Hysaj, Kumbulla, Balliu dhe Mihaj, duke plotësuar ekipin. Veç 15 minutave të para për mediet, trajneri ka kërkuar që përgatitjet të jenë me dyer të mbyllura.

Të diel kuqezinjtë do udhëtojnë për në Poloni, aty ku Kombëtarja kërkon pikë në debutimin e Sylvinhos. Veç polakëve, kundërshtarët e Shqipërisë në grupin E kualifikues janë edhe Çekia, Ishujt Faroe dhe Moldavia.