MENU
klinika

Intervista në "Arnautistan"

Korridori 8, Nazarko: Ja pse s’kanë interes grekët që në Vlorë të bëhet një port i madh

25.03.2023 - 20:46

Analisti Shpëtim Nazarko ka qenë i ftuar në emisionin “Arnautistan” me Mustafa Nanon, në MCN TV, për të folur për Korridorin 8, dhe jo vetëm.

Nazarko e konsideroi si hap të rëndësishëm atë që po bëhet për lidhjen e Durrësit me Maqedoninë e Veriut, por vuri në dukje pika e errët është mos përfshirja e Portit të Vlorës.

Është rruga më e shkurtër që lidh Portin e Durrësit me vijat ndërkombëtare të komunikacionit, megjithëse unë gjithmonë mbaj dyshimin, se në këtë projekt të Europës ka një pikë të errët sepse nuk është i përfshirë aksi Rrogozhinë-Elbasan. Që do të thotë nuk është i përfshirë Porti i Vlorës, që potencialisht është një nga portet më të mëdha të Mesdheut dhe botës.

Europa po na thotë që po do t’ju lidh me botën, por me një kafshitë të vogël, me një rrip të vogël që është Porti i Durrësit. Fakti që s’është përfshirë ky aks do të thotë që nuk ekziston në vizionin e tyre.

Për shkak të pozicionit gjeografik që ka Shqipëria, për shkak se është e hollë dhe e gjatë, detyrimisht do të lidhte dy portet e veta më të rëndësishme, Vlora dhe Durrësi, me Maqedoninë për të dalë në rrugët që lidhin Lindjen me Perëndimin.

Nuk e zëvendëson dot Igumenica Vlorën dhe nuk mund të transformosh akset që dikur edhe sot kanë lidhur Lindjen me Perëndimin. Lë ta quajmë si hap të parë të rëndësishëm këtë që ne po bëjmë, Durrës-Maqedoni, shkon ajo rrugë afër Librazhdit dhe pastaj kthehet që të evituar Qafën e Thanës, dhe pastaj të shikojmë më vonë”, tha ai.

Pyetjes se grekët s’kanë pikë interesi që në Vlorë të bëhet një port i madh, Nazarko i jep këtë përgjigje:

“Padiskutim, sepse kjo do të thotë që gjithë Greqia e Veriut duke përfshirë edhe Selanikun të shfrytëzojnë Vlorën. Vlora ka një thellësi 54 metra, që do të thotë mund të mbajë transoqeanik. Greqia ka dy të meta në krahasim me Vlorën, një që Vlora është thellësi shumë e madhe, mban transoqeanik që për Greqinë janë shumë të vështira, për shkak të natyrës ishullore dhe për shkak të vijave të komunikacionit.

Nga pikëpamja gjeopolitike Greqisë s’do t’i interesonte një Shqipëri kaq e fortë, sepse në pozicionin gjeografik, një Greqi që ka prapa një Turqi jo shumë mike, disa vende arabe jo shumë mike, po të ketë edhe një Shqipëri që s’e shfrytëzon dot ekonomikisht, mbetet apandesiti i këtij pozicioni në Ballkan. Kurse në mënyrën si kemi vepruar ne, jemi shndërruar ne në zorrë qorre të Ballkanit ose Europës”.

Po ashtu, Nazarko tha se Rama është fokusuar tek turizmi, që mbështetet në dy shtylla kryesore, pozicioni gjografik dhe modernizimi i traditave të të parëve. Mirëpo, sipas tij mungon investitorë të mëdhenj të huaj, punëtorët e specializuar, dhe shkollat profesionale për t’i përgatitur ata. Kjo duket se ka shkaktuar dramën e madhe të emgracionit, për të cilën analisti fajësoi vetë politikanët që ankohen për të. Ai tha se dramat e vogla shkaktojnë dramat e mëdha, duke cituar Balzakun, dhe duke përmendur ligjin 7501 në vitin 1991, si shembull.

Sa i  përket aktualitetit politik në vend, dhe të ashtuquajturit “revolucionit” të Berishës, Nazarko tha se Berisha nuk ka me kë të bëjë revolucion. Madje ai tha se edhe ai, ashtu si Nano nuk e ka kuptuar se çfarë ka bërë, ku ka gabuar, e as nuk ka kërkuar falje.

Sipas analistit, një nga gjërat që duhet të mësojnë politikanët sot, përfshirë kryeministrin Rama, nga Ahmet Zogu, është që të zgjedhin më mirë këshilltarët.

“Nuk mund të mbretërosh mbi pleh”, tha Nazarko, duke shtuar se shoqëria është e prishur deri në qelizë sot. Ndikim sipas tij ka patur edhe pushtimi osman. “Shqipëria ishte cepi i Perandorisë Osmani, në cepin ku rrojti 500 vite një Perandori, që 200 vitet e fundit ishte e kalbur, ne zhvilluam kalbësinë tonë”, tha analisti.

Për më tepër, ndiqni intervistën e plotë:

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Përse s’kanë interes grekët që në Vlorë të bëhet një port i madh!?"

Shpëtim Nazarko: Zogu, shtetari më i madh që ka pasur Shqipëria


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin