MENU
klinika

24-vjetori i bombardimeve

Kosovë/ Homazhe në nder të ushtarëve të rënë të NATO-s

24.03.2023 - 13:38

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me ambasadorët e akredituar në Prishtinë, kanë bërë homazhe të premten te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, në 24 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

Bashkë me Osmanin, homazhe bëri edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ambasadori i Francës, Olivier Guerot, ambasadori i Italisë, Antonello de Riu dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde.

Pas homazheve Osmani dhe as ambasadorët e akredituar në Prishtinë nuk pranuan të deklarohen për media. Më 24 mars të vitit 1999 kanë filluar bombardimet e NATO-s në Kosovë.

Kosova një hap më pranë anëtarësimit në KiE,

Petkoviç: Pranimi i Prishtinës zyrtare, gjest armiqësor karshi Serbisë

Vuçiç dhe Dodik trazojnë sërish Ballkanin

Dy liderët bashkojnë forcat për të shpallur “Botën Serbe”

“Serbia do shpallet shtet gjenocidal!”

Deklarata ‘bombë’ e Vulin: Dodik do arrestohet

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe reagon ashpër ndaj KiE

“Anëtarësimi i Kosovës, një gjest armiqësor ndaj nesh”