MENU
klinika

Celibashi: Mungesë dokumentacioni!

KQZ vendos për të mos regjistruar PD-në në zgjedhje

14.03.2023 - 18:16

KQZ vendos për të mos regjistruar PD-në në zgjedhje

Celibashi: Meqënëse nga momenti që ne kërkuam të vihet në dispozicion një dokumentacion i plotësuar nga ana e PD-së për të përmbushur të gjitha kushtet si subjekt zgjedhor dhe meqënëse nuk ka asnjë dokument tjetër, jemi në të njëjtën situatë si seancën e shkuar. Meqënëse nuk kemi kërkesë tjetër shtesë, unë mendoj që të japim vlerësimin tim mbi kërkesën për regjistrimin e PD-së për zgjedhjet e 14 majit 2023. Kjo çështje ka patur një shqyrtim administrativ. Vetëm nga aktet dokumentare, është e qartë për këdo që i ka njohur këto dokumente se çështja e përfaqësimit ligjor ka qenë në diskutim. Këtu nuk marr në konsideratë konfrontimin tuaj në këtë çështje, pasi nuk është në interesin e KQZ-së.

Në dokumentacione ka disa pretendime. Qëndron pretendimi i njërës palë që Lulzim Basha është kryetar i PD-së pasi kështu rezulton në regjistrimin e partive politike. Nuk qëndron qëndrimi i PD-së se Sali Berisha është kryetar i PD-së. Pala e Bashës, që ka paraqitur kërkesën për regjistrimin në zgjedhje, ka legjitimitetin e plotë. Pra në vlerësimin tim, në pikëpamje formale, Lulzim Basha ose persona të autorizuar, kanë legjitimitetin për të paraqitur kërkesën për t’u paraqitur si subjekt zgjedhor.

Poir duhet që ky autorizim, sikurse kam thënë më herët, duhet të jetë i qartë dhe i plotë, lidhur me tagrat e të autorizuarve. Dokumentacioni për regjistrimin e PD-së, si subjekt zgjedhor, i paraqitur nga ju si i autorizuar, ka një mangësi themelore, deklarata solemne duhet të jetë e nënshkruar nga Lulzim Basha. Ajo rezulton e nënshkruar nga Enkelejd Alibeaj. Në bindjen time, deklarata duhet të nënshkruhet vetëm nga kryetari i partisë. Se pse ligjvënësi i ka dhënë kaq rëndësi këtij dokumentiu, për KQZ-në ska rtëndësi. Në pamje të parë, deklarata mund të duket si akt formal.

Por në fakt, në kuptim të përmbajtjes dhe të interpretim të drejtë, nuk është kështu. Formulimi i kësaj dispozite, paraqitja e këtij dokumenti është kusht për regjistrimin e partisë në zgjedhje. Sjell si shembull zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Presidenti nuk merr dot detyrën pa bërë betimin. Betimi është akt formal, por mos kryerja e tij nuk e lejon presidentin të ushtrojë detyrën. Përfaqësuesi i PD-së, Indrit Sefa ka pretenduar se Alibeaj e ka të drejtën të firmosë deklaratën solemne. Kjo nuk ka bazë ligjore. Deklarata solemne duhet të nënshkruhet vetëm nga kryetari i partisë.

Ky angazhim është përgjegjësi personale dhe nuk mund të transferohet tek të tjerët. Përcaktimi se deklarata duhet të jetë nënshkruar nga kryetari i partisë, është një përgjegjësi ekskluzive e kryetarit të partisë. Nuk mund të delegohet përveçse si e përcakton ligji. Deklarata duhet të jetë e nënshkruar nga vetë kryetari i partisë. Kjo do të thotë se përndryshe, formulimi i dispozitës do të ishte ndryshe. Do të ishte evituar përcaktimi solemn dhe përcaktimi se duhet nënshkruar nga kryetari i partisë. Nëse formulimi do ishte si më sipër, atëherë do kishte mundësi për interpretim.

Ju pretendoni se dorëheqja e Lulzim Bashës është fakt i njohur botërisht. Në këto kushte, nuk është e mundur të nënshkruajë deklaratën solemne. Ky pretendim bie në kontradiktë me veprimet e bëra nga ana juaj. Kur është rasti për të legjitimuar kërkesën tuaj për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor, kundrejt pretendimit të Sali Berishës se ka legjitimitetin për kërkesën e regjistrimit. Kur ju kërkohet se përderisa Lulzim Basha është kryetar i PD-së, duhet të përmbushë detyrimet si kryetar partie.

Mundet të pranojë se i ushtron disa kompetenca të kryetarit, por nuk mund të pranojë se ai ushtron të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë. Ndaj në kushtet kur deklarata nuk është sipas përcaktimeve të nenit 64, pika 2 shkronja e, ku deklarata solemne duhet të nënshkruhet nga kryetar, unë vlerësoj se kërkesa e PD-së për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor, nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet. Në përfundim, PD nuk mund të regjistrohet si subjekt zgjedhor, kam të drejtën të them se kjo vendimmarrje është në vlerësim ligjor të fakteve dhe në interpretim të bazuar në bindjen time për ligjet zgjedhore. Nuk ka absolutisht asnjë interes politik, veç atij të respektimit nga kushdo, qoftë edhe nga partia më e madhe e opozitës.

Do ju lutesha që të tregonit respektin ndaj pozicionit të komisionerit. Duhet ta qasni këtë çështje në përputhje me ligjin. Përndryshe, për mua s’ka problem çfarëdo që thoni dhe komentoni për këtë vendimmarrje.

Në çfarëdolloj mënyre tjetër që do ta qasni këtë kundërshtim, vetëm konfirmon se në 30 vite çfarë bëjnë partitë politike, nuk është ajo që

Vendos të mos pranojë kërkesën e PD-së me kryetar zotin Lulzim Basha për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor.

Vijon…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja lëvizja që pritet të bëjë Partia Demokratike

KQZ shkurton listën e PD, kush janë 69 kandidatët që u përjashtuan…

Celibashi: Do vendosim kur të na vijë kërkesa

Zgjedhjet lokale/ Cila PD do regjistrohet në zgjedhje?

Çështja mund të përfundojë në KAS

Mblidhet KQZ/ Sot skadon afati për Alibeajn