MENU
klinika

Zgjedhjet e 14 majit

Krerët e degëve të PD-së së “vulës” kusht Alibeajt: Kandidati të jetë politik, ose dorëhiqemi

25.03.2023 - 18:28

Kreu i degës numër 12, Shpëtim Dushku dhe kreu i degës numër 9 Blendi Sulaj i kanë vendosur kusht deputetit Enkelejd Alibeaj përsa i përket emrit të kandidatit për kryetar të Bashkisë Tiranë.

Sipas Dushkut e Sulajt, të dalësh me kandidatë që nuk përfaqësojnë qarkun dhe nuk janë politikë, nuk ia vlen pasi nuk arrihet asnjë fitore.

Ndërsa Dushku ka paralajmëruar se nëse nuk plotësohet ky kusht, do të japë dorëheqjen nga posti që mban.

“Jam për kandidat politik, të jetë deputet. Përndryshe nuk jam pjesë e fushatës dhe jap dorëheqje nga kryetar i degës”-mësohet të ketë thënë ai.

“Të mos nxjerrim kandidat nëse nuk është politik, duke fituar Tiranën ke arritur fitore politike, nxjerrja e kandidatit nuk vlen nëse nuk është njeri politik. PD e mund koalicionin “Bashkë për Fitore në Tiranë” për Këshillat bashkiakë”, u shprehur Sulaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjeku që sfidon Ledina Alollin e “Rithemelimit”

Alibeaj prezanton sot kandidatin për Korçën

Prezanton kandidatin e PD për kryetar bashkie

Alibeaj ‘sfidon’ Berishën


Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Ai do të nxjerrë që ky nuk ka lidhje fare me historinë e...

Krisje mes çiftit/ “Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash” nga halli që i ka zënë

Opozita nuk e miratoi ngritjen e Komisionit për dezinformimin

Nikolla letër grupeve parlamentare për të propozuar anëtarët