MENU
klinika

Analiza

Kundërofensiva e Ukrainës e ka gjetur Rusinë të papërgatitur

28.03.2023 - 12:41

Qytetarët e Mariupol dhe Melitopol, qytete të kontrolluara nga ushtria ruse të vendosura në rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhia përkatësisht, u zgjuan së fundmi nga zhurma e shpërthimeve të shumta. Mediat folën për një sulm ukrainas që synonte infrastrukturën komanduese të Kremlinit.

Sipas kryetarit të bashkisë së Melitopolit, Ivan Fedorov, strukturat ku ndodhej administrata lokale ruse janë goditur. Ky i fundit deklaroi se pas “bombardimit me artileri”, një godinë është shkatërruar pjesërisht, objekte të tjera janë dëmtuar dhe 4 persona janë plagosur.

Një zyrtar prorus i administratës mbretërore të Zaporizhzhia, Vladimir Rogov, konfirmoi thashethemet e para, duke iu referuar një sulmi me artileri ukrainase, i cili do të kishte dëmtuar një “ndërtesë pranë një kolegji” dhe do të kishte plagosur katër persona. Në frontin e Mariupolit, megjithatë, kryetari i bashkisë në mërgim të qytetit, Vadim Boychenko njoftoi se rezistenca ukrainase hodhi në erë makinën e një prej komandantëve kryesorë të ushtrisë ruse në qytetin e pushtuar.

“Rezistenca goditi në Mariupolin e pushtuar, duke hedhur në erë makinën e një ushtaraku të lartë.” Sipas raportimeve, shpërthimi ndodhi pranë tregut Bakhchivandzhi në rrethin Primorsky.

Participants watch Russian President Vladimir Putin’s addressing a plenary session of the St. Petersburg International Economic Forum in St.Petersburg, Russia, Friday, June 17, 2022. Putin began his address to the St. Petersburg International Economic Forum with a lengthy denunciation of countries that he contends want to weaken Russia, including the United States who, he said, “declared victory in the Cold war and later came to think of themselves as God’s own messengers on planet Earth.” (AP Photo/Dmitri Lovetsky)

Agjencia ruse Tass ka kthyer në qendër të vëmendjes shpërthimet e përshkruara më sipër. Në veçanti, një “sulm” dyshohet se është kryer në Mariupol kundër një shefi policie duke hedhur në erë makinën e tij.

“Makina e shefit të policisë Moskvin u hodh në erë. Ai është gjallë, gjithçka është në rregull”, tha një burim, duke shtuar se makina shpërtheu pak metra larg tij. Forcat e sigurisë shtuan se ai ka pësuar një tronditje si pasojë e incidentit. Kujtojmë se ditët e fundit Mariupolin e kishte vizituar Vladimir Putin. Inspektimi, i cili u zhvillua midis 18 dhe 19 marsit të kaluar, ishte i pari nga udhëheqësi rus në territoret e pushtuara të Donbasit që nga fillimi i luftës.

Sipas analistëve ndërkombëtarë, ky ishte një gjest sfidues, si dhe një demonstrim se presidenti është në mënyrë të vendosur në komandë. Tass-i tregoi mbërritjen e Putinit në 4 të mëngjesit me helikopter. Agjencia theksoi gjithashtu se kreu i Kremlinit drejtonte personalisht një makinë dhe se së bashku me zëvendëskryeministrin Marat Khusnullin, inspektuan vendet në qytet dhe folën me banorët vendas.

Fronti jugor i Ukrainës vazhdon të jetë shumë i nxehtë.

Përveç shpërthimeve misterioze që ndodhën në Krime, ajo që po ndodh në rajonin e Zaporizhzhia duhet të monitorohet. Zyrtari pro-rus Rogov tha se Ukraina po vazhdonte të rigruponte forcat e saj drejt Oblatit të kontrolluar nga Rusia, duke dislokuar deri në 75,000 trupa , me gjasë për të ngritur një kundërofensivë. Ai më tej deklaroi se një tentativë e parë ofensive ukrainase , më 23 mars, u pengua nga forcat ruse.

“Koha e kësaj ofensive duhej të ishte 23-24 mars, që është samiti i BE-së për Ukrainën. Megjithatë, artileria jonë dhe raketat e shumta bombarduan pozicionet e tyre.

Më shumë se dy duzina objektiva u goditën, por edhe pas këtyre humbjeve, Ukraina po rigrupon forcat në drejtimin Orekhovsky,” përfundoi Rogov. Pra, a është Kiev gati të nisë një kundërofensivë në jug dhe juglindje të vendit? Nuk mund të përjashtohet, edhe nëse nuk e dimë se kur dhe si do të ndodhë kjo. E sigurt është se shpërthimet e regjistruara si në Mariupol ashtu edhe në Melitopol janë pjesë e strategjisë së Ukrainës për destabilizimin e zonës dhe ndërprerjen e lidhjeve mes Donbasit dhe Krimesë.

Kujtojmë këtu dhe deklaratën e kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili zbuloi pak ditë më parë se rusët janë në dijeni për planin ukrainas, qëllimi i të cilit është “të japë tre goditje dhe të çlirojë territorin deri në kufijtë e vitit 1991”.

“Planet përfshijnë një pushtim të rajonit të Belgorodit që do të përdorej në këmbim, më pas ndarjen e “L/DPR” në dysh dhe më në fund çlirimin e Krimesë,” thekson Prigozhin.

“Pranvera po vjen. Toka po thahet, era po fryn, temperatura është nga 15 në 18 gradë. E gjithë kjo do të mundësojë kalimin e mjeteve të rënda nëpër terren. Ukrainasit morën një numër të madh automjetesh të ndryshme nga NATO. Ata do të përqendrohen në vende të ndryshme”, thotë Prigozhin.