MENU
klinika

“Jam kryeministër i të gjithëve”

Kurti: Kam ardhur në Ohër për të arritur marrëveshje

18.03.2023 - 13:00

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur para takimit me presidentin Aleksandër Vuçiç në Ohër, duke thënë se ka ardhur me qëllim të mirë për të nënshkruar marrëveshje me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Por ai ka shtuar se përderisa nuk ka tekst të përfunduar për planin e zbatimit, nuk mund të ketë marrëveshje.

“Liqeni i Ohrit është liqen tektonik, mirëpo është vend i qetë dhe i bukur siç po e shihni të gjithë këtu. Unë jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, kushtetutshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit për gjithë qytetarët pa dallim sepse unë jam kryeministër i të gjithëve.

Përveç se jam optimist kam ardh me qëllim dhe vullnet të mirë dhe në mirëbesim që dakordimin e arritur më herët që nuk u nënshkruam në Bruksel me 27 shkurt të vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit. Në këtë mënyrë të rrumbullaksojmë marrëveshjen për normalizim” , tha Kurti.

Deputeti gjerman për situatën në veri të Kosovë

“Putini sigurisht që është i përfshirë”

Terroristët serbë ikin malit, lënë në rrugë mikun e tyre të plagosur

VIDEO/ Publikohen pamjet, pas sulmit në Banjska

Takon ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së

Tensionet në Veri, Osmani ‘zëvendëson” Kurtin