MENU
klinika

Fokusi i bisedimeve

Kurti nesër në Tiranë, takim me Ramën!

25.03.2023 - 14:03

I shoqëruar nga disa ministra të tij, Albin Kurti do të zbarkojë në Tiranë. Një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama është planifikuar jashtë ndërtesës së kryeministrisë. Marrëveshja e Ohrit Kosovë- Serbi, e cila mori formë por pa nënshkrime, pas 10 orësh bisedime, do të jetë në qendër të takimit Rama – Kurti.

Nuk dihet saktësisht se çfarë këshillash do të kërkojë Albin Kurti nga Edi Rama, por ai aktualisht ndodhet përballë një detyrimi, atij të zbatimit të shpejtë të marrëveshjes kërkuar me ngulm nga ndërkombëtarët. Ndërmjetësues të takimit në Ohër, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak vazhdojnë të dërgojnë mesazhe për diplomatike rreth marrëveshjes, e cila sipas tyre, u hap rrugën dy vendeve, Kosovë e Serbi drejt BE

Në Ohër, palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të pranuar parimisht gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave.

SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman. Një takim zyrtar I Kurtit pritet të zhvillohet në orët e para të ditës edhe në kryesinë e Kuvendit me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.