Publikohet foto e 43-vjeçarit Bledar Mnerit i cili u ekstradua nga Franca drejt Shqipërisë pasi rezulton i dënuar me 25 vite burg për një vrasje në vitin 2016.
Bëhet fjalë për ekzekutimin e biznesmenit Vasil Biba, ngjarje e ndodhur në Tiranë në vitin 2016. Pas vrasjes, Mneri e groposi trupin e viktimës në zonën e Dajtit.
Vasil Biba, biznesmen ndërtimi, u gjet i vrarë me dy plumba në kokë dhe i groposur në vendin e quajtur “Zabel”, në territorin e Komunës së Dajtit dhe sipas policisë asokohe, shkak i vrasjes u bënë borxhet që viktima i ka pasur autorit të krimit, Bledar Mneri.
Vasil Biba menaxhonte sipas ngarkesës së punës një ose dy brigada punëtorësh që kryenin punime në pallatet e reja. Burime nga hetimi asokohe thanë se biznesmeni i vrarë merrte 2-3 apartamente në çdo pallat ku kryente punime me brigadën e tij të punëtorëve.
Këto apartamente që merrte si shpërblim për punën e kryer, biznesmeni Vasil Biba i nxirrte në shitje, duke realizuar kështu të ardhura financiare.