MENU
klinika

(EMRAT)

Kush janë anëtarët që kërkojnë mbështetjen e kandidatëve të “Primareve”

26.03.2023 - 10:15

Teksa po mbahet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike për të diskutuar skenarët e kandidimit në zgjedhjet e 14 majit, duket se anëtarët janë ndarë në dy grupe.

Burime për BW bëjnë me dije se Kolegji i Kryetarëve ka pasur diskutime mjaft të gjera ku ka mbizotëruar ideja që të ketë kandidatë të PD-së zyrtare të drejtuar nga Enbkelejd Alibeaj në të gjitha bashkitë.

Por ka pasur edhe propozime për të arritur një marrëveshje me palën tjetër që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, e cila deri më tani nuk është finalizuar.

Ndërsa shumica e deputetëve të Grupit Parlamentar të PD-së së drejtuar nga Alibeaj mendojnë se në 14 maj duhet të garojnë vetëm me emra për këshillat bashkiakë.

Ndër emrat që kanë kërkuar të mbështeten kandidatët e “Primareve” të Berishës janë Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula.

Anëtarja e Kryesisë, Taulanta Jupi, ka thënë se PD duhet të hyjë me kandidatë në të gjitha bashkitë, mendim të cilit i janë bashkuar Gazmend Koduzi, Orjola Pampuri e Agron Kapllanaj, mendim ky i cili mbështetet edhe nga kryetari i komanduar i partisë, Enkelejd Alibeaj.

Ndërsa deputeti i PD Kreshnik Çollaku ka shprehur mendimin për garimin me kandidatë vetëm në ato bashki ku ka mundësi për të fituar.